Gjendet i vdekur 38-vjecari, dyshohet ekzekutimi me arme
SHKODER- Trupi i nje 38-vjecari eshte gjetur i pajete ne afersi te baneses se tij ne fshatin Berdice te Shkodres, kurse shkak eshte bere nje plage plumbi qe i eshte gjetur ne trup. Burime zyrtare te policise thane se po hetojne ne pisten e vrasjes, pa perjashtuar edhe ate te nje flijimi te mundshem, por qe eshte pak i besueshem. Viktima eshte identifikuar si Dashamir Cerjani, qe u gjet pak metra larg shtepise se tij. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta te policise se Shkodres qe nisen hetimet per krimin dhe autoret e mundshem. Burime nga policia bejne te ditur se prane trupit te viktimes eshte gjetur dhe nje arme tip pistolete, me te cilen dyshohet te jete ekzekutuar Cerjani. Per momentin mesohet se po hetohet ne dy pista, ate te nje hakmarrjeje te mundshme dhe konflikteve per motive te dobeta. Nderkohe, per arsye hetimi nuk jepen detaje te tjera ne lidhje me dyshimet e policise per autoret e krimit.