Kerkohet nje motor uji
Durres- Nje dite plazhi pa zhurmen shurdhuese te motoreve te ujit dhe skafeve "vuvuzela" kishte vite qe nuk perjetohej ne bregdetin e Durresit. Madje nuk dallohej as frika dhe as ankthi, ku notaret me te zote mund te canin detin Adriatik deri ne thellesine 400 apo 500 metra. Dhe per te verifikuar nga afer kete fakt, mjafton te besh nje vezhgim nga afer duke pershkuar te gjithe vijen bregdetare te Durresit, nga Currilat, deri ne Golem dhe anasjelltas. Pergjate pese oreve te plazhit, mund te dalloje vetem varka te vogla pushimi qe perdoren per femijet me vozitje kembesh dhe diku ndonje varke peshkimi. Kurse pushuesit e ardhur nga qytete dhe treva te ndryshme, deshmojne se kane te pakten pese dite qe kane rene rehat nga veshet, por edhe nga shijimi i ujit te detit, ku mund te zhyten pa frike. Motoret e ujit nuk i pame as ne zonen e Currilave ku bashkia ka vendosur si vendbanim per pronaret, pasi nje tjeter nisme i degdisi matane kesaj zone, ku nuk ka pushues. Edhe skafet i mungonin ujit te detit, por fatkeqesisht nuk mund te dalloje as vijezimet per orientimin e mjeteve lundruese si kufiri maksimal i udhetimit per te mos rrezikuar pushuesit. E gjithe vija bregdetare nuk kishte asnje bove apo mjete te tjera deri ku pushuesit mund te notonin, por nga ana tjeter dukej qarte qetesia qe mbizoteronte per shkak te mungeses se zhurmes se bezdisshme te skafeve e motoreve te ujit, qe ne javet e kaluara ishin jo vetem prezente, por edhe te rrezikshme.
Sektori "Iliria", zona e Plepave dhe Kavaleshences, jane me te populluara me pushues qe vijne nga zona te ndryshme, Kosova, Maqedonia apo emigrante. Keto jane edhe plazhet e luksit, ku mbizoterojne ato private, ndersa Shkembi i Kavajes dhe Golemi jane per pushuesit e "varfer", qe preferojne cadra dhe shezlonge me te lira se ato te plazheve private. Por tek te gjithe gjen nje pike te perbashket ku bien dakord, "zhdukja" nje here e mire e motoreve te ujit dhe skafeve. Ne zonen e Plepave, Dashnor A., eshte nje pushues i rregullt. Sapo del nga uji i detit dhe i drejtohet reres, ndersa shprehet i kenaqur per mungesen e zhurmes shurdhuese te motoreve te ujit. "Kam gati nje jave ne kete plazh se bashku me familjen. Nuk kam pare asnje motor uji apo skaf qe te na afrohet, te lundroje apo te na rrezikoje. Me mire qe i larguan", shprehet ai teksa pohon se ka shijuar me shume ujin e detit ne mungese te motoreve te ujit.
Zbresim pak me tej, ne Shkembin e Kavajes dhe Golem. Mbizoterojne varkat e shumta qe vozisin 50 metra nga bregu i detit, por jane te parrezikshme per pushuesit. Per te lundruar me to, duhet te levizesh kembet dhe shpejtesia eshte pothuajse e njejte me ate te nje notari. Tjeter mjet lundrues nuk haset gjekundi, megjithese kushtet lene per te deshiruar per shkak te reres jo te paster, higjienes dhe mbeturinave rreth e qark. "Ndodhem ketu prej dy javesh dhe me sa kam vene re, prej disa ditesh nuk po i shohim me motoret e ujit. Ne fillim ishin te bezdisur, por nuk i kam pare me ne det. Nuk kam pas probleme dhe me mire pa to", shprehet Ana, nje 30-vjecare qe punon ne administraten shteterore.
Numrin rekord te pushuesve ne plazh e mbajne sektori "Iliria" dhe "Kavaleshenca". Dy zona te mbipopulluara edhe ne nje dite normale, ku plazhistet qendrojne pothuajse ngjitur me njeri-tjetrin. Por edhe ketu, pervec muhabeteve te pushuesve dhe muzikes ne lokale, nuk degjon asgje tjeter. Vetem varka te vogla qe perdorin pushuesit ne det dhe tej ndonje anije qe pret ankorimin ne port. "Besoj se eshte me mire pa skafe e motore uji. Kam nje jave ne kete plazh dhe nuk kam pas probleme. Kam degjuar se krijojne shqetesime dhe me mire qe i larguan", thote Avniu, nje pushues nga Kosova qe ndodhet ne Durres me familjen.
Artur Qoraj
Precedentet, 2 te vdekur ne nje vit, u goditen nga mjetet lundruese
Dy pushues kane humbur jeten si pasoje e aksidenteve me motore uji dhe skafe. Mjetet lundruese te drejtuara nga persona qe akuzohen per shkelje te rregullave, i kane goditur fatalisht viktimat, duke u shkaktuar vdekjen pas disa ditesh ne koma. Vitin e kaluar humbi jeten nje 39-vjecar pushues nga Kosova ne plazhin e Durresit, afer pistes "Iliria", kurse kete muaj u godit nga nje skaf 16-vjecari Petrit Matraxhi, ne fshatin "Rinia", ndersa nderroi jete 48 ore me pas ne spital si pasoje e plageve te renda dhe hemorragjise. Policia per dy precedentet ka ndaluar nje te dyshuar.