Grabit kambistin, ndalohet 22-vjeçari pukian
Tenton të vjedhë kambistin sarandjot, pranga një 22-vjeçari nga Puka. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë bëjnë të ditur se është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i Bardhok Ndoit, 22 vjeç, lindur e banues në fshatin Gojan të Pukës. Të njëjtat burime saktësojnë se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se ka vjedhur me dhunë kambistin Kristaq Qiro, 50 vjeç, lindur e banues në Sarandë, të cilit i ka marrë një shumë prej 4000 eurosh dhe 80 mijë lekësh që i mbante në një çantë në momentin e grabitjes.
Uniformat blu kanë bërë të mundur kapjen e menjëhershme të autorit, të cilit i është gjetur edhe sasia e lekëve të vjedhura. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë për hetime të mëtejshme, për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”.
#