E Diel, 1 Nëntor 2026

Po hapnin rrugën, 3 persona plagosen nga tritoli

Foto Ilustruese

KLOS- Tre persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një sasie tritoli. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Klos të Matit, ndërsa mësohet se 3 të plagosurit te identifikuar si, Etmir Nura dhe vellezerit, Fatjon dhe Festim Gjeta ishin duke hapur një rrugë në mënyrë private.

Tre shtetasit po dërgohen për në Spitalin Ushtarak, ndërsa nuk ka ende informacione të sakta për shëndetin e tyre. Po ashtu mungojnë ende informacionet për rrethanat e plota në të cilat ka ndodhur ngjarja. (vijon)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›