Gjendet një kufomë, nuk njihen shkaqet e vdekjes
15/01/2010 Në shinat e trenit
FIER- Një kufomë e seksit mashkull është gjendur mëngjesin e djeshëm pranë shinave të trenit të linjës Fier – Tiranë në afërsi të lagjes “Bishanakë”, kanë pohuar burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë qarkut Fier. Ajo i përket shtetasit 58-vjeçar Dhimitraq Gjika banor i lagjes “29 Nëntori” të qytetit Fier. Burimet policore pohuan faktin se kufoma është e dëmtuar nga kalimi i trenit të linjës. Pasi është dërguar në morgun e spitalit rajonal Fier ekspertët e kriminalistikës po punojnë për të përcaktuar nëse kufoma është vrarë më parë e më pas është hedhur në shinat e trenit duke u aksidentuan prej tij apo ka qenë thjeshtë një aksident hekurudhor. Nga ana tjetër uniformat blu të policisë Fier kanë ndaluar dy shtetas gjatë orëve të para të ditës së djeshme, një është ndaluar pasi ka kryer veprën penale të vjedhjes dhe tjetri për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.