Nis analizimi i produkteve ushqimore për zonat e përmbytura
Instituti i Sigurise Ushqimore dhe veterinare ne vend ka filluar analizimin e te gjitha mostrave te marra nga ushqimet ne zonat e permbytura ne qarkun e Shkodres. Nepermjet grupeve ne terren po anazliohen ushqimet e ardhura ne vecanti nga ndihmat. Ky analizim i mostrave erdhi dhe si pasoje e kerkesave qe bene banoret per te konsuamuar ushqime te sigurta.
“Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në qarkun e Shkodrës ka
një laborator diagnostik veterinar i cili monitoron situatën e
sëmundshmërisë së kafshëve në gjithë qarkun e Shkodrës. Ditët e fundit
në këtë laborator janë grumbulluar shumë mostra. Këto mostra kanë ardhur
nga produktet shtazore që janë shpërndarë në formën e ndihmave dhe
autoritet atje kërkojnë që të kenë siguri. Rasti i fundit ishte
analizimi i një sallami që ka ardhur nga Kosova. Produkti u analizua dje
dhe u dha rezultati që ishte i përshtatshëm për konsum” thotë Haxhi
Allmuca, drejtor i Sigurise Ushqimore dhe Veterinare.
Nderkohe masa po merren sipas drejtorit te Sigurise Ushqimore dhe ne
drejtim te shmangiues se ndonje epidemie, te mundeshme qe mund te gjeje
terren si pasoje e terheqjes se ujrave dhe lageshtires qe mbizoteronn ne
keto zona.por allmuca shprehet se edhe ne bashkepnumi me ministrine e
buqjesise jane ne dispozicion nje kontigjent i mjfatueshem vaksinash,
per gjene e gjalle ne keto zona.
Edlira Sulejmani