Përmirësohet situata nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës
Pas 2 javëve të vështira përmirësohet situata nga përmbytjet në Shkodër. Në ndryshim nga një ditë më parë rezulton 2060 ha më pak sipërfaqe toke të përmbytur dhe 480 shtëpi më pak. Ministria e Brendshme njofton se rrugët hyrëse të qytetit të Shkodrës janë bërë të kalueshme për automjetet, ndërkohë që situata është përmirësuar edhe në lagjet periferike Bahçallëk, Ajasëm, Kiras dhe “Salo Halili”. Nga rënia e ujrave janë mundësuar dhe lidhjet me rrugën automobilistike të disa fshatrave periferikë të Shkodrës, por ende mbetet i pamundur përshkrimi me makina i rrugëve që të çojnë në Velipojë, fshatrat përreth dhe në Shirokë.
Rënie të nivelit të ujit ka pasur edhe në Liqenine Shkodrës, në të
gjithë perimetrin e shtrirjes se tij.Ndërkaq vazhdon furnizimi me
ushqime për banorët e izoluar, të cilët kërkojnë dhe fillimin e punës
për evidentimin e dëmeve të shkaktuara dhe kompensimin sa më parë nga
ana e shtetit. Normal paraqitet edhe furnizmi me drita dhe ujë të pijshëm.
Rrugët e kalueshme për automjetet:
•Rruga e Dajçit tashmë është bërë e kalueshme nga automjetet.
•Rrugët në hyrje të qytetit të Shkodrës
•Rruga nacionale Shkodër – Tiranë, tek Harku i Berdicës është plotësisht
e lirë.
•Në hyrje të Urës së Bunës realizohet kalimi normalisht.
• Në Rrugën Ura e Bunës – Shirokë është i vështirë qarkullimi për
automjetet e vogla.
•Rruga Dajç–Pentar është e kalueshme nga automjetet e larta (kamione).
• Rruga Bërdicë – Darragjat mund të kalohet me të gjitha automjetet
• Rrugët e brendshme në Qendrën e Komunës së Dajcit, për në fshatrat e
tjera të kësaj komune janë të kalueshme nga automjetet
• Rrugët nga qendra e komunës Velipojë me të gjitha fshatrat është e
kalueshme nga automjetet. (E njëjta gjë edhe për dy fshatrat Luarzë e
ças)
• Në komunën Bërdicë qarkullimi i automjeteve është normalizuar.
•Normalizohet qarkullimi i automjeteve në drejtimin e segmentit Bushat-
Torovic dhe në fshatrat e tjera të komunës Bushat
Rrugët e pakalueshme
•Rruga Pentar – Velipojë është e pakalueshme.
•Ura e Gjolulit (aksi Shkoder – Velipoje) është e pakalueshme.
•Rruga nga Mali i Jushit – Velipoje, (rruga e vjeter) nga Bendi është e
pakalueshme.
•Aksi rrugor Ana e Malit- Obot është i pakalueshëm.
Azhornuar së fundi ( e premte , 15 janar 2010 )
< I mëparshmi