E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet një viktimë në Shkozë, pranga autorit të vrasjes

Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë grupi i posaçëm hetimor, për të hetuar më tej mbi rrethanat e motivet e kësaj ngjarje. 

Nga hetimet e kryera në vendngjarje, rezultoi se viktima pas një grindje të çastit me autorin e dyshuar të vrasjes, 18 vjecarin Fatjon Mehmet Leka, fillimisht kanë debatuar dhe më pas ky i fundit  e ka goditur me sende të forta. Autori i dyshuar, u kap në rrugën “Aleksandër Moisiu” në afërsi të Freskut, Tiranë, brenda një kohe tepër të shpejtë, falë informacioneve të poseduara nga strukturat e hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr.1.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje është marrë masa e arrestit në flagranë për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake, ndaj shtetasit Altin Koldashi, 25 vjeç, për të cilin dyshohet se ka ndihmuar autorin e krimit në këtë vrasje.

Pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, ju gjend dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike m– 56.  Po ashtu, pas hetimi intesiv, rezultoi se prezent në momentin e ngjarjes ka qenë edhe shtetasi Refik Kurti, 34 – vjec, i cili do të procedohet në hetim të lirë për konsumim të veprës  penale të “Mos kallzimit të krimit”.

Ndaj autorit të dyshuar të vrasjes 18 vjeçarit Fatjon Leka, u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›