Van Nistelrooy kërcënon me largim nga Reali
MADRID-Ruud van Nistelrooy mund ta lërë Real Madridin në muajin Janar. Sulmuesi holandez mund ta marrë këtë vendim për faktin se deri tani, ka luajtur shumë pak.
“Unë dëshiroj të luaj. Nuk kam biseduar me Pellegrinin, pasi që sapo jam rikthyer nga pushimi i gjatë që pata nga lëndimi që pësova. Mirëpo, unë do të bisedoj me të, sepse dëshiroj t’i sqarojmë gjërat: nëse nuk luaj më shpesh, mund të largohem në janar”, theksoi veterani holandez për Sport1.
“Synimi imi është që të luaj në Botëror me Holandën. Nëse nuk luaj, është e pamundur të jem i ftuar”, vazhdoi Nistelrooy.
(d.b/BalkanWeb)