E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet pa jete 53-vjecari ne autostrade

MIRDITE - Nje 53-vjecar eshte gjetur i vdekur ne ane te autostrades Milot-Rreshen nga kalimtare te rastit mbremjen e djeshme. Ai eshte identifikuar si Mark Gjoka nga fshati Munaz i Mirdites i cili eshte gjetur rreth 500 metra larg baneses se tij ndersa familjaret kane treguar ne polici se ai ishte larguar nga shtepia qe ne oret e para te mengjesit per tu gjetur vetem rreth ores 2030. Nga keqyrja paraprake e kufomes ka rezultuar se ka pasur shenja demtimi ne koke e trup. Dyshohet se 53-vjecari mund te jete goditur nga persona te paidentifikuar me mjete te forta ne koke por nuk perjashtohet perplasja e tij nga ndonje mjet qe udhetonte me shpejtesi ne autostrade. Ne vendngjarje kane mberritur specialiste te kriminalistikes te cilet kane mbledhur dhe analizuar provat perreth trupit te viktimes. Nga marrja ne pyetje paraprake e familjareve te tij ka rezultuar se Gjoka nuk ka pasur probleme me banoret e zones. Ata e kishin kerkuar gjate oreve te pasdites te shqetesuar per vonesen por e kane mesuar lajmin e rende ore me vone ndonese 53-vjecari kishte nderruar jete 500 m larg baneses se tij. r.n.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›