E Diel, 1 Nëntor 2026

Burg pa afat te riut vrau me makine vellain e te dashures

TIRANE - Gjykata e Tiranes vendosi dje te linte ne burg pa afat 31-vjecarin Jetmir Llani te arrestuar per vrasjen e 26-vjecarit Sokol Allamani. Ngjarja per te cilen u vu ne pranga Llani ndodhi mbremjen e 28 shtatorit te ketij viti kur policia u njoftua se 26-vjecari Allmani ishte perplasur per vdekje nga nje makine qe ishte larguar me shpejtesi ne Rrugen e Elbasanit rreth 100 meter siper Fakultetit Filologjik. Ne baze te informacioneve nga vendngjarja policia verifikoi se mjeti qe kishte perplasur te riun ishte veture tip BMW ngjyre e bardhe. Vetem pak minuta me vone Llani kapet ne autostrade me nje mjet tjeter tip BMW si ajo qe ishte pershkruar ne vendin e ngjarjes por qe ndryshonte vetem nga ngjyra. Pas kesaj u pretendua se Llani ishte larguar me makine se bashku me motren e viktimes ndersa 26-vjecari ishte kapur pas mjetit per te ndaluar te motren. Nga pakujdesia ai ishte perplasur pertoke dhe i ishte shkaktuar vdekja. Ne vijim Llani kishte lene ne qender te kryeqytetit motren e viktimes dhe ishte kapur ne autostrade ndersa po ecte drejt Durresit. Por nje ngjarje ndryshe nga kjo kane nxjerre hetimet e mevonshme te prokurorise. Sipas burimeve prane hetimit Llani e kishte rrahur fillimisht viktimen dhe pastaj e ka goditur me makine duke pretenduar per aksident automobilistik. Nisur nga ky pretendim i organit te akuzes gjyqtarja qe shqyrtoi masen e sigurise ne ngarkim te 31-vjecarit nuk pranoi qe te vendoste nje mase paraburgimi me afat sipas kerkeses se te arrestuarit por burg deri ne perfundim te hetimeve. Mbrojtja dhe vete i arrestuari kane kerkuar sigurimin e proves duke pyetur para gjykates deshmitare ndersa sipas tyre masa e sigurise duhet te ishte e vlefshme deri ne kete moment te hetimit. Ndryshe nga kjo kerkese gjykata vendosi burg pa afat per te nderkohe qe veprimet e tjera hetimore do kryhen gjate kohes qe i akuzuari do jete ne qeli. fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›