Greket ceremoni mbi varret shqiptare
Ne nje ceremoni ku mungonte pjesa me e madhe e banoreve te fshatit shtetasit greke i kane quajtur varret 200-vjecare te Boboshtices si varre te ushtareve greke. Nje pjese e banoreve kane reaguar duke deklaruar se ne kete toke ndodheshin eshtrat e te pareve te tyre por ata qe kane folur jane larguar me force nga zona ku zhvillohej ceremonia. Ne kujtim te dites kombetare te Greqise u kryen homazhe ne kete fshat te Korces ku gjate Luftes se Dyte Boterore ishte vrare nje prej ushtareve te komandes greke.
Pas himnit grek dhe fjalimeve po ne gjuhen greke te pranishmit pretenduan se
varrezat jane te ushtareve greke dhe jo te banoreve te hershem te Boboshtices. Edhe me pare ne kete memorial jane kryer homazhe ne nderim te ushtarit te rene grek por kete vit u vu re nje numer i madh vizitoresh te ardhur nga Greqia. Ata zbriten nga mjetet per te ecur me pas ne kembe per disa metra deri ne memorialin e perfunduar bashke me shkallaren prej betoni disa dite me pare. Me vete ata mbanin simbole te shtetit grek dhe flamurit te tij. Te pranishem ishin edhe perfaqesues te OMONIA-s ne Korce te Konsullates se Pergjithshme Greke dhe banore te fshatit por qe te shumtet ishin anetare te OMONIA-s. Ceremonia nisi me nje meshe te mbajtur ne manastirin e Shen Merise qe ndodhet prane varrezave. Me pas ritet fetare u kryen edhe ne memorialin e ushtarit grek. Shtetas te ardhur nga Greqia nga ana e konsullates shkolles greke OMIROS dhe dega e OMONIA-s se Korces vendosen kurora me lule ne kryqin e madh. Nje prej vizitoreve greke rreth 60 vjec duke u shprehur se ishte i afermi i ushtarit te vrare grek mbajti nje fjalim prane memorialit. Nderkohe te pranishmit e shumte ne ceremoni kenduan himnin grek dhe nje kenge kushtuar ushtareve greke te vrare ne lufte. Pjesemarresit ishin thuajse te gjithe te ardhur nga Greqia por edhe nga OMONIA e Korces. Nje banor nje nder te paktet e pranishem nga ky fshat kundershtoi mes pjesemarresve pretendimin se keto varre jane te ushtareve te rene greke. Nga ana tjeter ata qe erdhen per homazhe shprehen pakenaqesine per mohimin qe sipas tyre u behet te reneve greke ne lufte. Nje banor i fshatit Boboshtice njeherazi anetar i deges se OMONIA-s reagoi edhe ne lidhje me skandalin e daljes se eshtrave ne siperfaqe te varreve si dhe zhdukjen e tyre para se te kryhej ceremonia. Ato ishin eshtra kafshe qe kisha sjelle ne nje qese dhe me pas i largova iu drejtua ai me ironi gazetareve te interesuar per eshtrat. Por ceremonia krijoi tensione te tjera kur te pranishmit ngriten pretendimin gjate homazheve se varrezat jane te ushtareve greke dhe nuk mund te thuhet se jane te banoreve me te hershem te Boboshtices. Situata jo e qete qe pershkoi homazhet erdhi edhe sepse ceshtja e varrezave te vjetra te Boboshtices ngritja e memorialit ne forme kryqi atje dhe sidomos punimet e kryera muajin e fundit per betonimin e nje pjese te varrezave jane bere objekt i mediave debateve dhe reagimeve te shumta. Edhe me pare ka pasur pelegrinazh te shtetasve greke ne kete zone por asnjehere me pare nuk ka pasur reagime te tilla publike duke cilesuar dhe varret e banoreve te vjeter greke si ato te ushtareve te rene gjate luftes me Italine gjate Luftes se Dyte Boterore.
I moshuari Turp qe mbeshtesni greket
Ceremonia e organizuar dje ne varrezat e vjetra te fshatit Boboshtice ku ndodhet kryqi i ngritur ne perkujtim te nje ushtari grek te vrare ne Luften e Dyte Boterore nuk kaloi pa incidente. Fillimisht nje banor i vjeter i fshatit u konfrontua ashper me nje anetar te OMONIA-s po nga Boboshtica. Ngjarja ndodhi ne hyrje te varrezave ndersa vargu i vizitoreve te ardhur nga Greqia po hynte ne brendesi te prones se kishes ku ndodhet manastiri. I moshuari Nesti Thomai ngriti zerin per nje perkrahje te shtirur sic u shpreh ai ndaj grekeve. Nuk keni turp qe mbeshtesni greket keshtu Ku jane eshtrat e varreve te te pareve tane u shpreh i moshuari. Por ndaj tij reagoi ashper nje mesoburre nga Boboshtica anetar i OMONIA-s. do ti ketu Ik qe ketej ishte reagimi thuajse forcerisht i anetarit te OMONIA-s ndaj te moshuarit. Une cdua ketu Une jam ne vendin tim iu pergjigj ashper i moshuari duke sjelle me pas nje situate te acaruar ne varrezat e Boboshtices. Por pas debatit verbal i moshuari u largua forcerisht nga vendi i varrezave te vjetra te Boboshtices. PDU Ngjarja fyese per shqiptaret
Partia Drejtesi me Unitet e cileson prishjen e varreve ne fshatin Boboshtice si nje fyerje per qytetaret shqiptare. Ne nje konference per shtyp koordinatori i Klubit te Patrioteve te Rinj prane PDU-se Jetmir Salaj u shpreh se institucionet shqiptare kane shitur varret e shqiptareve per te respektuar ushtrite pushtuese. Ngjarja e fundit e ndodhur ne fshatin Boboshtice eshte nje ngjarje makaber e perseritur. do shqiptar ndihet i fyer kur sheh qe institucione qe veprojne ne Shqiperi e kane te thjeshte qe te shesin varret e shqiptareve per te respektuar ushtrite pushtuese te vendit tone. Shteti shqiptar duhet te coje perpara drejtesise autoret e ketij akti dhe te dekurajoje qe akte te tilla te perseriten ne te ardhmen. Ju kujtoj qe vetem pak kohe me pare nje vandalizem i tille ndodhi edhe ne fshatin Kosine tha Salaj. Me tej ai paralajmeroi veprime mes organizatave te te rinjve per te ndaluar fyerjen e dinjitetit te shqiptareve.
KORE/ GEZIM ASHIMI