E Diel, 1 Nëntor 2026

Ka tumor arrest shtepie falsifikatorit

TIRANE - Masa arrest ne shtepi per 46-vjecarin kryeqytetas Myslim Hysko eshte bere per arsye shendetesore. Ky eshte pohimi zyrtar i Gjykates se Tiranes pas reagimit te policise e cila e konsideroi 46-vjecarin si kreun e nje bande falsifikatoresh qe u shkaterrua nje jave me pare. Hysko u prangos se bashku me vellain Qazim Hysko dhe tete persona te tjere gjate operacionit te koduar Karteli ndersa iu kapen dokumente te falsifikuara e mjete qe perdoren per falsifikim. Pas arrestimit rezultoi se te gjithe kishin precedente te meparshem per falsifikim dokumentesh. Tri dite me vone gjykata vendosi arrest shtepie per te pandehurit Myslim Hysko Ardian Haxhia Franklin Frekollari e Ismail Gerbi burg pa afat per Kledi Beshi Manol Papadhimitri e Artur Demi detyrim paraqitjeje per Qazim Hysko e Mehmet Sula si dhe arrest 30 ditor per Ylli Brahimaj. Gjykata tha se masa arrest shtepie per Hyskon ishte bere ne baze te nje raporti te procedures endoskopike me ane te te cilit vertetohej se ai ishte diagnostikuar me kancer cka vertetohej edhe nga nje sere dokumentesh te tjera mjekesore. f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›