Rritet krimi ne 9 muaj u ekzekutuan 82 persona
Nga analizat mujore te Drejtorise se Pergjithshme te Policise rezulton se per periudhen janar-shtator kane ndodhur 82 vrasje. Ne nje kohe qe pergjate gjithe vitit 2009 ne statistikat e policise u regjistruan 79 krime te tilla nga ku vetem 9 nuk u zbuluan. Pervecse eshte rritur numri i krimeve kunder personit eshte ulur zbulueshmeria e tyre dhe disa prej vrasjeve me te bujshme te ndodhura gjate ketij viti mbeten ende pa autor. Pa permendur vrasjet e vitit kaluar te mbartura per hetime gjate ketij viti per te cilat pati mjaft polemika madje edhe protesta dhe akuza sic ishte vrasja e deputetit te Partise Socialiste Fatmir Xhindi vitin e kaluar. Por edhe gjate ketij viti vrasjet qe u percollen me me shume buje dhe qe u investua shume per zbardhjen e tyre ende mbeten pa autor. Mes tyre permendim jo vetem personazhe te krimit qe u ekzekutuan per larje hesapesh por edhe te administrates civile sic ishte ajo me e fundit ne Kukes ku mbeti i vrare kryekomunari i Terthores Remzi Veseli. Ne te njejten kohe pa autor vazhdojne te mbeten edhe vrasjet e dy policeve te vrare gjate ketij viti ne krye te detyres. Vrasja e efektivit te Policise Rrugore te Shkodres Kole Ndreshaj si dhe vrasja e oficerit te Policise Kriminale te Vlores Roland Likaj vazhdojne te jene te zhytura ne mister edhe pse policia vendosi nga 5 milione leke shperblim per informatoret per secilen prej ngjarjeve. Nje ngjarje qe u pasua me shume buje dhe qe ende mbetet e pa zbardhur madje pa asnje person te dyshuar eshte edhe vrasja e Franc Konomit qe ndodhi me 8 korrik te ketij viti ne qender te Tiranes. Pa permendur vrasje te personazheve te tjere te botes se krimit qe policia i ka konsideruar si vrasje me pagese te kryera nga profesioniste por qe ende nuk ka asnje emer autori per asnjeren prej tyre. Ne nje kohe kur numri total i vrasjeve ka shenuar rritje ne te gjithe Shqiperine per kryeqytetin pavaresisht se eshte i populluar nga nje e treta e banoreve te gjithe vendit ka ndodhur e kunderta. Numri i krimeve kunder jetes dhe shendetit me konkretisht numri i vrasjeve ka pesuar nje renie. Qe nga fillimi i vitit e deri dy jave me pare ne te gjithe territorin e kryeqytetit kane ndodhur 17 vrasje. Megjithese per 7 prej tyre ende nuk jane kapur autoret burimet sqarojne se disa prej autoreve tashme jane identifikuar dhe pritet arrestimi. Por sipas statistikave te policise nga 19 vrasje qe kane ndodhur ne Tirane 3 jane krime ne familje. Bashkeshortet kane vrare ne 3 ngjarje te ndryshme ne kryeqytet grate e tyre dhe me pas jane vetevrare.
Etleva Delia