Digjen kurorat tek memoriali
Flaket e tij kishin perfshire kurorat me lule te vendosura ne bazen e kryqit ne perkujtim te ushtarit te vrare gjate Luftes se Dyte Boteror. Ndersa kurorat e vendosura poshte kryqit leshonin ende tymin dhe vazhdonin te digjeshin ne vendngjarje mberriti policia e Korces. Ekspertet e saj nisen menjehere hetimet per te zbuluar autoret dhe qellimin e ketij akti. Nje drejtues i policise lokale qe ndiqte hetimet tha se nuk ka ndonje person te dyshuar per djegien e kurorave ne memorialin e ushtarit grek. Djegia e kurorave me lule ndodhi afro nje ore e gjysme pas largimit te pjesemarresve ne ceremonine perkujtimore. Per kete ngjarje lajmeroi policine menjehere OMONIA e cila kerkoi zbardhjen e ngjarjes duke theksuar se ajo ishte e qellimshme. Nisur nga dyshimi per vendosjen e flakeve nga persona te paidentifikuar ekspertet e policise nisen verifikimet. Ata kontrolluan me imtesi zonen perreth memorialit por nuk pikasen gjurme shkrepeseje apo ndonje te dhene tjeter qe te tregonte per zjarrvenie te qellimshme. Dyshohet se zjarri mund te jete provokuar nga flaket e nje qiriu te ndezur ne nder te ushtarit te vrare. Ai ishte vendosur ne fund te memorialit ne forme kryqi cka mendohet se mund te kete shkaktuar perhapjen e flakeve drejt kurorave me lule. Megjithate ne momentin e mberritjes se policise ne vend gjithcka ishte shkrumbuar dhe kryqi i bardhe ishte mbuluar nga hija e zeze e tymit. Pavaresisht pistes se zjarrit aksidental policia e Korces nuk ka lene menjane ate te zjarrvenies se qellimshme megjithese nuk ka prova apo persona te dyshuar per kete. Pas ceremonise mesohet se pjesemarresit jane shperndare dhe asnje banor nuk eshte afruar ne kete zone ku u kryen homazhet. Te paret qe kane reaguar dhe kane lajmeruar policine jane anetaret e OMONIA-s. Pjesa e varreve te vjetra ndodhet ne pjesen kodrinore te fshatit ku dhe eshte ngritur pak kohe me pare memoriali dhe shkallaret qe te shpien deri ne kete vend. Ndonese ekspertet flasin paraprakisht per nje zjarr aksidental nga policia e Korces pritet qe vetem sot te behet zyrtar perfundimi i hetimit. Gjate ceremonise se homazheve i vetmi incident ishte ai i perplasjes se vendasve ne lidhje me faktin se kujt i perkasin varret. Por dhe ne kete rast banoret ishin te moshuar dhe pa asnje mundesi reagimi ne ze te larte. Nje pjese e tyre kane qendruar indiferente duke mos dashur te mbajne asnje krah. Gjate gjithe dites se djeshme ka munguar dhe reagimi i perfaqesuesve vendore nga Komuna e Drenoves qe ka nen juridiksion fshatin Boboshtice. Ne ditet e para pas protestes se banoreve komuna deklaroi se do te ndermerrej shpejt aksioni per te prishur ndertimin mbi varrezat e vjetra te fshatit. Por edhe pse kane kaluar 6 dite nuk ka pasur asnje nderhyrje per betonizimin e varrezave veprim i konsideruar i paligjshem nga vendoret. Banoret protestuan per punimet
Me 26 tetor banore te fshatit Boboshtice komuna Drenove ne Korce protestuan publikisht duke bere te njohur skandalin qe sipas tyre kishte ndodhur ketu. Sipas banoreve OMONIA dega e Korces kishte hedhur beton mbi varret 200-vjecare te te afermve te tyre me qellim krijimin e nje shkallareje deri ne memorialin kushtuar nje ushtari grek te rene gjate kohes se luftes. Pikerisht nga keto punime dhe reshjet e shiut dy dite pas identifikimit te ketyre veprimeve te kryera pa lejen e komunes dolen ne siperfaqe te tokes disa eshtra. Keto sipas te moshuarve te zones u perkasin te pareve te tyre. Vete banoret nje pjese e te cileve kane jetuar Luften e Dyte Boterore treguan per gazeten se ne kete zone eshte vrare vetem nje ushtar grek madje dhe ai eshte varrosur larg vendit ku kryhen homazhet. Ne kete zone u ngrit disa vite me pare nje kryq por me qellim per te perfituar ndonje vize pohoi ne nje interviste nje ish-mesuese e fshatit Elpiniqi Manco sot 80 vjece. Prefekti i Korces Denoj aktin e djegies se kurorave
Prefekti i Qarkut te Korces Andrea Mano shprehet se eshte ne dijeni vetem te aktit te djegies se kurorave ne varrezat e fshatit Boboshtice akt te cilin ai e denon por nderkaq pohon se nuk ka dijeni per sa u perket ndertimeve prej betoni atje dhe nese do te nderhyhet per prishjen apo jo te tyre.
Zoti Mano cfare mund te thoni per betonimin e nje pjese te varrezave te vjetra te fshatit Boboshtice dhe pretendimet e kunderta se atje ka ushtare greke apo qe jane varre te banoreve te fshatit
Nuk kam asnje dijeni per kete dhe nuk mund te prononcohem.
Nuk keni asnje reagim per ate se cfare ndodh ne Boboshtice perfshire edhe homazhet e dites se sotme
Di se jane djegur kurorat dhe kete e quaj nje akt te denueshem. Kjo eshte edhe me e denueshme sepse atje ka qene perfaqesuesi i diplomacise greke. Konsulli i Pergjithshem grek. Kjo ngjarje do te zbardhet plotesisht nga organet kompetente.
Po per betonimin e nje pjese te varrezes a ka ndonje vendim per ta prishur meqenese konsiderohet si pa leje nga komuna
Nuk kam asnje dijeni per kete gje dhe se si do te veprohet.
KORE/ GEZIM ASHIMI