Gjendet pas dy ditësh e vdekur në banesë

Foto ilustruese
BERAT- Jetonte e vetme në banesë prej vitesh pas emigrimit të fëmijëve, ndërkohë që është gjetur e vdekur pas dy ditësh nga punonjësit e repartit të zjarrfikëses dhe shpëtimit. Parashqevi Blido, 78 vjeçe, u gjet dje e vdekur në banesën e saj, ndërkohë që mësohet se kishte humbur jetën dy ditë më parë si pasojë e një ataku kardiak.
Burime pranë Repartit të Zjarrfikëses dhe Shpëtimit në këtë qytet bëjnë me dije se dje kanë marrë informacionin nga banorët e lagjes ” 30 Vjetori” se 78 vjeçarja nuk kishte parë prej ditësh nga fqinjët e afërm dhe ndodhej e mbyllur brenda shtëpisë së saj. Menjëherë punonjësit e këtij reparti mbërritën në banesën e saj, në katin e tretë të një pallati ku dhe gjetën të vdekur brenda shtëpisë të moshuarën. Kjo e fundit mësohet se u gjet pa jetë në dhomën e saj, ndërkohë që shtëpia ishte e mbyllur nga brenda.
Trupi pa jetë mbërriti në morgun e spitalit të këtij qyteti ku u konstatua se e moshuara kishte humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak që kishte goditur banesën e saj dy ditë më parë. Gruaja mësohet se jetonte e vetme në banesë dhe që prej dy ditësh nuk ishte parë nga askush.
Erjola Azizolli