Topalli: Raporti i KE-së, agjendë e Kuvendit

Zonja Topalli ka theksuar gjatë takimit se ky raport do të jetë në agjendën e Parlamentit.
"Ky raport do të jetë agjenda e parlamentit dhe çdo kapitull i tij do të lexohet me vëmendje. Ligjet e kërkuara do të jenë gjithmonë në rend të ditës dhe çdo çështje e ngritur do të jetë platformë e punës sonë", tha Topalli. Kryeparlamentarja tha se raportin do ua dorëzojë krerëve të grupeve parlamentare duke i ftuar edhe një herë ata të punojmë së bashku për reformat dhe ligjet integruese.
"Integrimi është një objektiv parësor kombëtar dhe në parlament të gjithë deputetët kanë detyrën të reflektojnë këtë mendim unanim të qytetarëve, përmes votës së tyre. Bojkoti dhe bllokimi kanë dëmtuar Shqipërinë dhe si Kryetare e Kuvendit dhe si politikane ndihem keq që për interesat personale të dikujt, të dëmtohen qytetarët", nënvizoi ajo.
Nga ana e tij ambasadori Sequi vlerësoi angazhimin për ta bërë raportin në një agjendë parlamentare. "Integrimi është dhe duhet të jetë një objektiv mbarëkombëtar. Ne mbetemi të gatshëm, të punojmë së bashku për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit evropian", tha Sequi. /Start/
2011-10-13 11:54