Shetiste me automatik arrestohet 30-vjecari
Ne kuader te planit special te masave te ndermarra nga Policia e Shtetit ne Shkoder eshte bere i mundur ndalimi i nje te riu i cili levizte i armatosur. Ne nje tjeter kontroll policor ne Shkoder nje 30-vjecar ka rene ne prangat e policise pasi mbante arme zjarri pa leje. Arrestimi ne flagrance i Mondi Smajlajt nga fshati Hot i komunes Kastrat te Malesise se Madhe u realizua mbreme ne oren 2130. Burime nga policia shprehen se u vu ne ndjekje te 30-vjecarit fale informacioneve te marra. Nderkohe qe gjate kontrollit te ushtruar ndaj tij Smajlajt i eshte gjetur dhe iu sekuestrua si prove materiale nje arme zjarri automatike model 56 qe Smajlaj e mbante pa leje gjithashtu edhe nje dylbi e posacme per pushke snajper. Tashme 30-vjecari do te akuzohet per mbajtje pa leje te armeve te zjarrit.