Gjendja e romëve në Kosovë mbetet ende e rënduar

Në Ditë Ndërkombëtare të Romëve, u vlerësua se gjendja e tyre në Kosovë mbetet ende e rënduar. Deputeti në Parlamentin e Kosovës, Albert Kinolli, tha se 5 vite të shtetbërjes komuniteti romë ballafaqohet me sfidat ë natyrave të ndryshme siç janë: arsimimi, punësimi e të tjera.
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i drejtësisë, Hajredin Kuçi ka theksuar se në Kosovë komuniteti romë nuk i gëzon të drejtat që u takojnë, por sipas tij, qeveria e Kosovës, çdo ditë po punon që të respektoj nivelin e arsimit dhe jetesës së tyre.
Ndërsa Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, duke folur për Radio Kosovën, i bëri thirrje institucioneve që të kthejnë sytë nga ky komunitet, i cilit është më i atakuar.
Në konferencën e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve dhe Zyra e Kryeministrit, u tha se për komunitetin romë, viti i ri shkollorë do të filloj më librin e parë në gjuhën rome.
Me 8 Prill 1971 në Londër u mbajt Kongresi i Parë Rom, në të cilin u vendos Himni i Flamurit Rom, i cili është gjysmë i gjelbër dhe gjysmë blu që simbolizon tokën dhe qiellin dhe me një rrotë të kuqe në mes që simbolizon lëvizjen e këtij komuniteti në shekuj./Indeksonline/