E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendja e sistemit financiar mbledh në Tiranë krerët e bankave

Gazeta Shqip

Forumi 

Në datën 8 prill 2013, u mbajt në Tiranë mbledhja e parë e Forumit Financiar të Shqipërisë, një forum për bankat ndërkombëtare i organizuar nga vendi pritës. Mbledhja u organizua nga Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Forumi solli në një tryezë të përbashkët grupet bankare kryesore që veprojnë në Shqipëri, filialet e tyre, autoritetet mbikëqyrëse nga Austria, Franca, Turqia dhe Italia. Në këtë forum, u diskutua hapur për sfidat me të cilat përballen pjesëmarrësit gjatë veprimtarisë së tyre. Një sesion i veçantë iu kushtua përmirësimit të ndërmjetësimit financiar në Shqipëri, duke u fokusuar në çështje si kreditë e këqija, zhvillimi i tregut financiar dhe i kapitalit, si dhe roli i nismave ndërkombëtare dhe rajonale për të nxitur progresin në këtë fushë. Pjesëmarrësit diskutuan faktorët që kanë ndikuar në ecurinë e ngadaltë të rritjes së kreditimit së fundmi në Shqipëri, si dhe masat që mund të ndërmerren për ta përmirësuar atë.

Gjendja e sistemit financiar mbledh në Tiranë krerët e bankave burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›