E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendja në Kosovë, nis seanca në OKB

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka nisur para pak çastesh seancën e rregullt për Kosovën, ku po prezantohet raporti i fundit i sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-Mun, për gjendjen në Kosovë.

Ban ka ftuar të gjitha palët që të përmbahen nga hapat e njëanshëm, të cilët mund të rrezikojnë përparimin e arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Ai po ashtu ka apeluar që të mos ketë më ngritje të tensioneve.

Kosova në Këshillin e Sigurimit do të përfaqësohet nga shefi i diplomacisë, Enver Hoxhaj, ndërsa Serbia nga ministri i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremic.

Mbledhja ishte planifikuar te mbahej nje dite me pare, por u shty per shkak te kushteve te motit si pasoje e uraganit “Irene”, qe beri te pamundur mbajtjen e takimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›