Gjendja në Mitrovicë e qetë
Mitrovicë-Përfaqësuesit e strukturave politike dhe ata të sigurisë vlerësuan në takimin e radhës se situata e sigurisë gjatë javës së kaluar ka qenë e qetë. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ylber Durmishi, tha se gjatë tërë javës ka qenë një situatë kryesisht e qetë, përkundër disa protestave që janë mbajtur nga serbët në veri për të kundërshtuar rindërtimin e shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut. Për gjendje të qetë në takim foli edhe përfaqësuesi i Drejtorisë rajonale të policisë, Avni Zaiti, i cili tha se përveç atyre protestave që kanë qenë të qeta, nuk ka pasur kurrfarë incidenti me motive ndëretnike apo të tilla që do të ndikonin në gjendjen e përgjithshme të sigurisë.
Ai përmendi edhe disa raste të dëmtimit të disa veturave në pjesën veriore të qytetit, për çka policia ka identifikuar dy persona të dyshimtë. Ndërsa nënkryetari i komunës, Ismajl Smakiçi, duke u ndërlidhur me protestat e serbëve që kundërshtojnë procesin e rindërtimit në veri, theksoi se projektet e rindërtimit nuk janë të orientuara kundër askujt, por kanë për qëllim zbutjen e problemit të strehimit në këtë komunë. Ai tha se tashmë në Lagjen e Doktorëve janë kthyer disa familje pas meremetimit të një numri shtëpish, ndërsa në së shpejti do të filloj rindërtimi i shtëpive të djegura dhe të shkatërruara edhe në lagjet tjera.
"Komuna për procesin e rindërtimit ka ndarë 300 mijë euro, ndërsa qeveria 100 mijë dhe ne jemi të vendosur që projektet e rindërtimit të realizohen". Ai përmendi edhe aktivitetet e shumta që mbahen në Mitrovicë gjatë këtyre ditëve, si marshi që nis më 15 prill në përkujtim të 10 vjetorit të përndjekjes së popullatës nga regjimi serb.
Gjithashtu ai njoftoi edhe për përurimin e shtëpisë muze që do të bëhet të mërkurën (15 prill) në Lagjen e Boshnjakëve, ku me 15 prill janë vrarë e masakruar 15 banorë të asaj lagjeje në vitin 1999. Në këtë takim të Komitetit për Siguri, u përmend edhe problemi i gjarpërinjve që janë paraqitur javën e kaluar në një lokacion në fshatin Kqiç i Madh, por u tha se gjendja është nën kontroll pas masave që janë ndërmarrë nga Brigada e Zjarrfikësve dhe Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave. qik