E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koalicioni PD-ORA-PSD, ende pa resultat

Prishtinë- Partitë joparlamentare, ORA, PD dhe PSD, nuk kanë lëvizur nga pika zero në krijimin e një koalicioni parazgjedhor në prag të zgjedhjeve komunale. Ndonëse krerët e këtyre partive, Teuta Sahtaqija e Partisë Reformiste ORA, Ferid Agani i Partisë së Drejtësisë dhe Agim Çeku i Partisë Socialdemokrate, ishin takuar muaj më parë larg vëmendjes së publikut pikërisht për këtë çështje, si duket kjo nismë ka mbetur vetëm një ide dhe asgjë tjetër.

Kryetari i PD-së, Ferid Agani, është shprehur në parim për lidhjen e koalicionit. Mirëpo, ai ka deklaruar se nga takimi i parë e deri tash nuk ka pasur ndonjë lëvizje konkrete nga ORA dhe PSD-ja. Kurse, kryetarja e ORA-s, Teuta Sahatqija, e kontaktuar nëpërmjet telefonit, e ka lënë të hapur mundësinë e bashkëveprimit politik me dy partitë e tjera, por sipas saj, nde ka kohë për një gjë të tillë. Ndërsa, kreu i socialdemokratëve, Agim Çeku, ka qenë e pamundur të kontaktohet, meqë gjendet jashtë vendit.

Përveç kësaj nisme në adresë të këtyre partive ka arritur një ofertë e AKR-së për bashkëpunim partiak në nivel qendror e lokal për mundësinë e lidhjes së një koalicioni parazgjedhor. Kreu i PD-së, Agani, ka thënë se Kryesia e partisë së tij e ka vlerësuar si shumë serioze ofertën dhe tashmë është çështje e bisedimeve në mes të strukturave të të dy partive sesi do të vazhdohet më tej. Derisa kryetarja e ORA-s, Sahatqija, ka thënë se subjekti i saj politik nuk e ka diskutuar fare këtë ofertë. ktv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›