E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovica ‘pushtohet’ nga gjarpërinjtë

Mitrovicë -Qindra gjarpinj janë shfaqur në një fshat të Mitrovicës, duke u bërë problem për banorët. Zvarranikët janë shfaqur që prej së enjtes në fshatin Kçiq, të komunës së Mitrovicës. Në vendin e ngjarjes, kanë mbërritur edhe forcat e policisë si dhe zjarrfikëset që kanë djegur gjarpërinjtë. Banorët thonë se është hera e parë që shfaqet një numër kaq i madh i gjarpërinjve, ndonëse nuk i dinë arsyet e shfaqjes së tyre.

Zyrtarë të KK të Mitrovicës thanë se nuk ka vend për panik tek qytetarët pasi vendi ku janë shfaqur gjarpërinjtë, është nën kontroll të vazhdueshëm. Një numër aq i madh i gjarpërinjve është vërejtur për herë të parë ditën e enjte dhe deri tani janë djegur vetëm një herë me zjarr. Komuna ka bërë të ditur se nëse zvarranikët shfaqen sërish, do të merren masa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›