Gjendje e jashtëzakonshme në Bangkok
Gjithnjë e më e nxehtë gjendja në Tailandë. Rreth 50 demonstrues antiqeveritarë hynë me forcë në Ministrinë e Brendshme, ku në atë kohë gjendej Kryeministri Abhisit Vexhaxhiva. Truproja arriti ta largonte me makinë numrin një të qeverisë, ndërkohë që ushtarët që ruajnë ndërtesën qëlluan disa herë në shenjë paralajmërimi. Menjëherë pas kësaj, autoritetet tajlandeze shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në Bangkok dhe në zonat përreth kryeqytetit. Policia ka arrestuar edhe një prej liderëve të protestuesve.