Papa: Të rindërtojmë të ardhmen me kurajë, drejtësi e paqe
Solidaritet ndaj viktimave të tërmetit dhe të ndërtojmë të ardhmen me guxim. Kjo ishte ftesa e bërë dje nga Papa gjatë meshës së Pashkëve. Dhe këtë vit, vëmendja e Atit të Shenjtë u përqendrua tek "ata që vuajnë për shkak të tërmetit". "Uroj që Krishti i ringjallur t‘u ndriçojë të gjithëve udhën në shtigjet e drejtësisë, të solidaritetit e paqes, si dhe t‘i frymëzojë të gjithëve urtësinë dhe kurajën e nevojshme për ndërtimin e një të ardhmeje në emër të shpresës". Fjalët e Papës u pritën nga një duartrokitje e nxehtë e të pranishmëve. "T‘ia hapim shpirtin Krishtit, i vdekur dhe i ringjallur, për të na mbushur me jetë, për të zhdukur nga zemrat tona helmin e mëkatit e të vdekjes e për të na mbushur me forcën jetike të Shpirtit të Shenjtë: jetën hyjnore dhe të përjetshme", u tha Papa 100 mijë të pranishmëve në Sheshin Shën Pjetri. "Le të përhapet urimi i Pashkëve në mbarë botën me këngën Haleluja", tha Papa Benedikti. "Le ta këndojmë me buzët tona, por mbi të gjitha le ta këndojmë me zemrat e me jetët tona, me një mënyrë jetese të përunjur, të thjeshtë, njerëzore, e të mbushur me veprime të mira. Ringjallja na udhëheq e na shoqëron udhëve të botës. Ai është shpresa jonë, është Ai paqja e vërtetë e kësaj bote".
Dhjetëra mijëra besimtarë ishin mbledhur në shesh që në orët e para të mëngjesit, në pritje të meshës. Siç është bërë traditë që prej vitit 1985, sheshi ishte zbukuruar nga lulishtarët holandezë, ku dominonte e verdha. Më pas, në mesazhin tradicional që nis me të mbaruar mesha, "Urbi et Orbi" (Qytetit të Romës dhe Gjithë Botës), Papa vuri theksin te "drejtësia për Afrikën dhe mjaft konflikteve, sëmundjeve e varfërisë në këtë kontinent", duke kujtuar udhëtimin e zhvilluar së fundmi në Kamerun dhe Angola. Duke vazhduar edhe më tej në skenën ndërkombëtare, Papa u kujtoi izraelitëve dhe palestinezëve se "pajtimi është i vështirë, por i domosdoshëm", dhe përbën një kusht të pashmangshëm "për një të ardhme të dominuar nga siguria e përbashkët dhe bashkëjetesa paqësore". Ai vazhdoi duke theksuar "përpjekjet e reja, të sinqerta e të përbashkëta, që nevojiten për t‘i dhënë fund njëherë e mirë konfliktit izraelito-palestinez". Para meshës së Pashkëve, Papa Benedikti respektoi ceremoninë e lashtë tradicionale "Resurrexit", përmes së cilës rikrijohet ringjallja e Krishtit.