E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicër, mbyllen llogaritë e fshehta të amerikanëve

Banka zvicerane, "Credit Suisse", ka nisur të mbyllë llogaritë e klientëve amerikanë që nuk u kanë deklaruar të ardhurat autoriteteve amerikane. Sipas gazetës zvicerane "Sonntagszeitung" banka numëron 2,500-5,000 klientë amerikanë, me shuma të konsiderueshme parash. Sipas një burimi nga brenda bankës, u mësua se këto masa merreshin në kuadrin e politikës "toleranca zero" ndaj llogarive të dyshimta. Një veprim i tillë është kërkuar me forcë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›