Këshilli i Sigurimit, sanksione Koresë së Veriut
Gjashtë fuqitë botërore kanë rënë dakord për një draft deklaratë të Këshillit të Sigurimit, për të dënuar lëshimin e raketës nga ana e Koresë së Veriut, por, sipas analistëve, bëhet fjalë veç për një veprim simbolik. Pesë pjesëtarë të përhershëm të këshillit, përfshi dy aleatët e rëndësishëm, Kinën dhe Japoninë, ranë dakord për të ashtuquajturën "deklarata presidenciale", përmes së cilës do t‘i bëhet e ditur Koresë së Veriut qëndrimi i ashpër ndërkombëtar ndaj provokimit të fundit.