E Shtunë, 31 Tetor 2026

Molde mbron titullin në Norvegji

Ole Gunnar Solskjaer udhëhoqi skuadrën e tij Molde drejt titullit të dytë të njëpasnjëshëm në Kampionatin norvegjez.

Molde rrëmbeu kurorën e kampionit pas fitores 1-0 ndaj Honefossit që i ngjiti ata në katër pikë mbi Stromsgodsetin, një xhiro para fundit.

39 vjeçari Solskjaer u emërua në drejtim të ekipit më 2011 dhe menjëherë fitoi ligën në sezonin e tij të parë në detyrë. “Djelmoshat kanë qenë shumë të përqendruar në këtë objektiv. Tani arritëm të triumfojmë për vitin e dytë me radhë. Emri i kampionit nuk është Rosenborg”, deklaroi ish sulmuesi i Manchester Unitedit. Rosenborg fitoi 17 tituj në Norvegji mes 1990 dhe 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›