Gjenerali: Helikopterët e FApër biznesmenë dhe femra
Të tjera rreth shkrimit Topi: Po! Helikopterë të ushtrisë mbi shtëpinë time
TIRANË - Është e diel, 10 mars 2013, një ditë e bukur pranvere në Tiranë. Një urdhër i papritur nga komandat Sokol Cunaj ngrë në fluturim një helikopetër luftarak AB 208 me argumentin se do të ushtrojë disa kontrolle të forcave tokësore gjatë ditës së pushimit.
3 muaj më vonë dalin në dritë disa fakte, që e veshin këtë të diel me dritë-hije skandali. Sipas rrëfimit të gjeneralit të shkarkuar nga Forcat e Armatosura, Dhori Spirollari për "A1 Report", "atë ditë të diel helikopteri luftarak nuk është nisur, për llogari të Forcave të Armatosura, por hedh dyshimin se ka qenë një fluturim privat për relaks me biznesmenë dhe femra në bord".
Gjenerali flet për një skandal, që nëse vërtetohet vë në pozitë delikate Forcat tona Ajrore, dhe veçanërisht ministri Imami, duke kujtuar se bëhet fjalë për një vend anëtar të NATO-s. "Në helikopterin AB 208 janë ulur edhe persona civilë dhe ka dyshime për një biznesmen dhe një femër, si dhe dy persona të tjerë, emrat dhe gjinia e të cilëve mbeten po anonimë", thotë gjenerali.
Gjenerali konfirmon edhe lajmin e fluturimeve, ndoshta, provokuese mbi shtëpine e ish-Presidentit, Bamir Topi. Një lajm që u mor vesh në media, por kaloi pa shumë zhurmë. Gjenerali Spirollari në atë kohë ende në detyrë ka kërkuar shpjegime pas një mesazhi të marrë nga ish-Presidenti për terrorin që është ndjerë nga bashkëshortja dhe dy vajzat
Sipas gjeneral Spirollarit, "këmbëngulja e tij për këtë ndodhi të 10 marsit, mund të jetë një nga shkaqet e largimit të tij nga detyra". Ai i kërkon ndjesë familjes Topi, që "gjatë detyrës së tij megjithë këmbënguljen nuk arriti t’i shkojë në fund hetimeve për këtë ngjarje të mistershme".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)