Izraeli të pezullojë ndërtimin e vendbanimve
Kërkesa u bë publike gjatë bisedimeve që po zhvillohen në Moskë mes katërshes ndërkombëtare për Lindjen e Mesme, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Rusia.
Në takimin e Moskës marrin pjesë sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, kreu i OKB-së, Ban ki Mun, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton.
Ban ki Mun tha se bisedimet izrealito-palestineze duhet të çojnë në një zgjidhje paqësore brenda 24 muajve.