Bomba me celular në Fier, objektiv ortaku i Reshlanit

04/05/2005 Dyshohet se Pëllumbi i ka kërkuar të shkëputej nga biznesi, që të punësonte aty të vëllanë
Hetimet e Prokurorisë kanë konkluduar se “bomba”, që po prodhohej nga dy besimtarët myslimanë, kishte si objektiv ortakun e Pëllumb Reshlanit. Informacionet dhe dëshmitë e siguruara së fundmi nga hetuesit, kanë bërë të mundur sqarimin e gjithë situatës së krijuar, ku fillimisht u dyshuan mjaft pista, deri tek ajo e ndonjë akti të mundshëm terrorist, gjatë Pashkëve në Fier. Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi ka konstatuar në këtë pistë zyrtare, i ka lënë për kompetencë vazhdimin e hetimeve Prokurorisë së Fierit. Dyshohet se Reshlani ka dashur të kërcënojë ortakun e tij, të cilit i ka kërkuar të shkëputej nga biznesi. Kjo, pasi nga informacionet e mbledhura dyshohet se ai ka dashur të punojë me vëllanë e tij. Por, duket se ortaku i Reshlanit e ka kundërshtuar kërkesën për t'u tërhequr nga biznesi i përbashkët, duke lindur mes tyre një konflikt i ashpër.
Konstatimi
Pas shpërthimit të “bombës” me celular në shtëpinë e Pëllumb Reshlanit në Baltëz të Fierit, disa ditë më parë, Policia, Prokuroria dhe SHISH-i, u ingranuan menjëherë në sqarimin e kësaj ngjarje. Kjo për vetë faktin se të dy viktimat, Pëllumb Reshlani dhe shoku i tij Armando Duraj, ishin besimtarë myslimanë. Fillimisht i dyshuar për një akt të mundshëm terrorist dhe u morën masa për ruajtjen e kishës së Shën Gjergjit në Fier, dhe atyre ortodokse në Tiranë. Por ditët e fundit, Prokuroria ka arritur të sigurojë informacione dhe dëshmi, se gjithçka dy të rinjtë kishin pasur si qëllim krijimin e një bombe me celular dhe si objektiv i eksplozivit dyshohet të ketë qenë ortaku në biznes i Reshlanit. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol” nga burime të Policisë e Prokurorisë së Fierit, të cilat sqaruan se pas zyrtarizimit të kësaj piste, Krimet e Rënda u kanë kaluar për kompetencë hetimin e kësaj çështje. Burimet pohuan se, dyshohet që Reshlani të jetë konfliktuar me ortakun e tij të dyqanit të riparimit të celularëve në qytetin e Fierit. Duket se ai ka dashur ta shkëpusë nga biznesi ortakun e tij, pohojnë burimet. Dhe këtë me qëllim që të punësonte aty vëllanë e tij. Burimet pohojnë se konflikti është ashpërsuar dhe Reshlani dyshohet të ketë zgjedhur kërcënimin me anë të bombës me celular ndaj ortakut të tij. Por bomba që dyshohet se po e prodhonte kundër ortakut i ka plasur në duar duke i marrë jetën, theksojnë burimet e policisë fierake.
Hetimi
Hetimi i policisë dhe prokurorisë fierake, mësohet të jetë përqëndruar në dokumentimin e ngjarjes dhe pistës së re, të konkluduar ditët e fundit. Sipas burimeve po kryhen të gjitha verifikimet e mundshme, për të konkluduar në ndonjë person të dyshuar për bashkëpunim në këtë ngjarje. Apo për persona që dyshohet të kenë pasur dijeni mbi planin e Reshlanit. Gjithashtu, por kryhen të gjitha verifikimet dhe veprimet hetimore lidhur me pistat fillestare të hetimit, për të vërtetuar ndonjë lidhje të mundshme me ngjarjen, apo përjashtimin e tyre, theksojnë burimet. Fillimisht policia e Prokuroria hodhën dyshimet se atentati i dështuar i Reshlanit, mund të kishte ngjyra terroriste dhe për këtë gjë u morën masa të rrepta për sigurimin e kishave, por hetimet nxorën në dritë një konflikt personal të mundshëm të Reshlanit, përfundojnë burimet. Re. Kro.
Eksplozivi i telekomandar me celular, armë në "modë" e vitit të fundit
Duket se kohët e fundit, banda dhe elementë të ndryshëm kriminalë kanë lënë armët e zjarrit, si pistoleta e automatikë dhe po përdorin eksploziv në formën e bombës me telekomanë. Fuqia e lëndëve plasëse duket sikur i ka joshur autorët e atentateve, duke i bërë ato sa më të sofistikuara e pa lënë asnjë gjurmë të tyre. Por, ndonëse këto atentate ngjajnë si të dorës së fundit, dy prej tyre kanë dështuar, duke marrë jetën e vetë autorëve. I pari atentat i bujshëm, ku një sasi eksplozivi C4 u aktivizua me celular, ishte ai i 28 shkurtit të këtij viti, ku mbeti i vdekur biznesmeni i njohur, Vajdin Lame dhe shoku i tij Artan Arsi. Vetëm një javë më vonë, në një pallat në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, shpërtheu një bombë e njëjtë me eksploziv, por në këtë rast viktima ishte vetë atentatori. Si autor i këtij atentati të dështuar, rezultoi të ishte Enver Rabiaj nga Lushnja, i cili u identifikua një muaj pas ngjarjes nga e ëma. Ndërkaq, policia kapi në Shkodër gjashtë sasi eksplozivi në të cilat ishin montuar celularë, gati për shpërthim në momentin që komandoheshin. Javën që shkoi një tjetër atentat i dështuar përfundoi me vetëekzekutimin e autorëve. Pëllumb Reshlani e Armando Duraj, u shkrumbuan nga eksplozivi, të cilit po i montonin një celulari. Ndërsa tre ditë më parë, një sasi e konsiderueshme tritoli shkatërroi pjesën më të madhe të makinerive të një punishteje tullash, në fshatin Juban të Shkodrës. Dhe po të njëjtën ditë një shpërthim i fuqishëm eksplozivi shkatërroi një punishte divanësh në fshatin Balëz, rreth dy kilometër larg Elbasanit.
Fillimisht u dyshua për një akt të mundshëm terrorist
Menjëherë pas mësimit të ngjarjes në fshatin Baltëz të Fierit, policia e Prokuroria e këtij qyteti, në bashkëpunim me Krimet e Rënda e SHISH, u vunë në lëvizje pas informacionit se viktimat ishin dy besimtarë myslimanë. Kjo, pasi ngjarja ndodhi pak ditë para festës së Pashkëve, dhe u dyshua për një akt të mundshëm të esktremistëve islamikë. Për këtë shkak, forca të shumta policore u dislokuan në ambjentet e kishës së Shën Gjergjit në Fier. Gjithashtu, u morën masa të shumta edhe në kishat ortodokse në Tiranë. Ndërsa agjentë të shumtë të SHISH, mbërritën nga Tirana në Fier dhe po verifikonin lidhjet e dy të vetëvrarëve me bombën që po krijonin. Policia gjeti në vendngjarje, të gjitha mjetet e mundshme për prodhimin e një bombe me telekomandë e armë të tjera, fakt që hodhi dyshimet për një akt të mundshëm terrorist, pohojnë burime të policisë fierake.