Prokuroria kërkoi 7 vjet heqje lirie, apelon çështjen

04/05/2005 Gjykata, nipi i Arben Malajt i pafajshëm
TIRANË – Ndërsa nipi i Arben Malajt ka marrë pafajësi nga Gjykata e Tiranës, prokurori i çështjes Dritan Nushi i është drejtuar Apelit. Nuk është dakord me vendimin për faktin se, bashkëpunëtorët e Malaj janë dënuar dhe i treti merr pafajësi. Sipas akuzës, Malaj ka qenë personi që i ka vënë thikën në fyt shtetasit nga Kosova, duke e kërcënuar për të dorëzuar paratë, ndërkohë që vajza është përdorur për ta tërhequr në grackë. U akuzua dhe më pas u hetua dhe gjykua për veprën penale të "vjedhjes në bashkëpunim", por në përfundim mori pafajësi.
Malaj
Nipi i ministrit të Financave, Arben Malaj, i quajtur Shkëlqim Malaj, mori nga gjykata e Tiranës pafajësi, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij, Urim Çupi dhe e dashura, Fiorentina Bombaj, u dënuan. Fiorentina Bombaj, e cila u përdor si "karrem", u dënua me 1 vit e 6 muaj burg. Ndërsa shoku i saj me gjashtë muaj. Megjithëse vepra ishte e kryer në bashkëpunim, dënimit i shpëtoi Shkëlqim Malaj. Prokurori Dritan Nushi kishte kërkuar nga gjykata dënimin e Shpëtim Malaj me 7 vite burg, dhe atë të Fiorentina Bombaj dhe Urim Çupit me nga 6 vite burg. Por pas kërkesës së prokurorit, Shkëlqim Malaj që ishte shpallur në kërkim që nga korriku i vitit 2004, dorëzohet në Komisariatin numër dy. Kërkon lehtësira nga gjykata.
Vendimi
Vendimi u dha nga gjyqtari Kreshnik Omari. Ndonëse mësohet se ka qenë në minorancë. Kështu pas një hetimi e gjykimi disa mujor, Malaj ka marrë dje pafajësinë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Të pandehurit u akuzuan se grabitën shtetasin nga Kosova, Maliq Shala. Prokurori Dritan Nushi, tha se njohja është bërë në lokalin e marrë me qira nga i pandehuri Shkëlqim Malaj.
Vajza e përdorur si "karrem"
Vajza e ka joshur fillimisht shtetasin nga Kosova. Më pas e ka tërhequr në dhomat e hotel "Tirana". Sapo e pandehura Fiorentina dhe "gjahu" i saj janë futur në dhomë, dy shokët e saj të gatshëm janë hedhur në sulm. Urim Çupi dhe Shkëlqim Malaj, të veshur me maska, janë futur në dhomën ku ishte çifti. I pandehuri Malaj, duke e kërcënuar me një thikë, e ka detyruar të nxjerrë paratë. Shuma e vërtetë e parave nuk deklarohet, megjithëse para gjykatës është thënë se kosovarit i janë marrë 130 euro dhe 20 mijë lekë. Pas këtij veprimi, vajza largohet me dy djemtë, ndërsa Maliq Shala i drejtohet policisë. Në pranga vihen menjëherë Fiorentina Bombaj dhe Urim Çupi. Ndërsa Shkëlqim Malaj shpallet në kërkim. Për dy të parët hetimi që nga korriku i vitit të kaluar u bë në gjendje arresti, ndërsa për Malaj në mungesë. Sipas prokurorit, gjykata, edhe pse ishte bërë ballafaqimi për njohje, ka marrë parasysh një deklaratë noteriale, të cilën mbrojtja e ka siguruar në rrugë private në Kosovë me emrin e të dëmtuarit. I dëmtuari Shala është thirrur për të dëshmuar, por për arsye shëndetësore nuk është paraqitur.