E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenerata Ninja e Kosoves

08-11-2010 / Nga Kujtim Dobruna

Ju jeni gjenerata NINJA ndash pa te ardhura pa pune pa pasuri No Income No Job no Assets. Keshtu i drejtohet kryeprotagonisti i filmit te ri Wall Street Paraja kurre nuk fle nje grupi studentesh amerikane gjate nje ligjerate per efektet qe kriza ekonomike boterore ka ne te tashmen dhe do kete ne te ardhmen e tyre. Ky pershkrim sa i sakte aq edhe i dhembshem tingellon sikur te ishte thurur enkas per te pershkruar gjendjen ekonomike te rinise se Kosoves.
Per vite me radhe tashme kjo rini perballet me shkallen me te larte te papunesise se rinise ne Evrope e cila mendohet te jete diku rreth 75 per qind. Ajo eshte e papune rrjedhimisht pa te ardhura e pa pasuri pra eshte gjenerata jone NINJA. Zgjidhjet per kete problematike nuk ofrohen tash e dhjete vjet me radhe as ne forme tentative. Nje zgjidhje e rekomanduar nga dy ministra kosovare ne shkuarje permes se ciles papunesia e te rinjve do te ulej nese atyre do tu hapeshin dyert e tregut te punes ne Evropen Perendimore eshte jo vetem e papergjegjshme por ajo prek kufijte e skajshem te asaj qe quhet refuzim per te permbushur obligimin zyrtar shteteror. E ne kete rast obligim zyrtar shteteror do te ishte krijimi i parakushteve te shendosha duke u nisur nga permiresimi i ambientit te biznesit e deri te hartimi i politikave te mirefillta industriale per nje zhvillim te qendrueshem ekonomik dhe nje krijim te vazhdueshem te vendeve te reja te punes.
Realiteti megjithate eshte larg permbushjes se ketyre obligimeve. Goditjet qe Kosova ka marre se fundmi nga raportet e institucioneve te renomuara nderkombetare qofte per shkak te lirise se medieve apo per nivelin e korrupsionit jane te renda. Ato ne realitet nuk jane goditje por nje pershkrim i sakte i asaj se cfare ne realitet po ndodh ne terren per vite me radhe.
Raporti me i ri i Bankes Boterore Te besh biznes i publikuar dje ka radhitur Kosoven ne vendin e 119-te nga 183 ekonomite boterore pra nje vend me poshte se cishte vitin e kaluar. Kjo renie e radhes eshte alarmi me serioz se klima per afarizem dhe biznes ka marre tatepjeten se investimet e huaja direkte si rrjedhoje do vazhdojne te shenojne renie se po hyjme ngadale e sigurt ne rrethin ekonomik vicioz ku ekonomia e vendit do te preket nga recesioni sepse aktiviteti ekonomik do te bjere dhe me kete edhe konsumi dhe likuiditeti i sektorit privat. Zaten e gjithe rritja ekonomike e viteve te fundit i atribuohet ngritjes se shpenzimeve publike por kur te hyrat buxhetore bien si rrjedhoje e renies se aktivitetit ekonomik e ne te njejten kohe shpenzimet publike mbahen te larta shteti ecen me hapa te sigurt drejt kolapsit financiar. Kjo me se miri u pa me rastin e Greqise porse a do ta kishte Kosova fatin e njejte per te gjetur shpetimin ne Bruksel kete eshte e veshtire per ta parashikuar.
Per tiu kundervene kesaj situate te rende dhe skenareve te tjere edhe me te rrezikshem kerkohet guxim politik dhe qasje serioze e profesionale ndaj sfidave. Ne radhe te pare duhet ndryshuar prioritetet duke vene aksentin kryesor mbi strategjite per te bazuar rritjen ekonomike me shume ne sektorin privat e me pak ne investime publike. Parakusht per nje zhvillim te sektorit privat eshte ne radhe te pare forcimi i Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme NVM te cilat si te vetmet kane potencialin fleksibilitetin dhe aftesine per te krijuar vende te reja pune dhe per tu bere shtylle e zhvillimit te qendrueshem ekonomik. NVM-te ne Kosove megjithate vazhdojne te perballen me veshtiresi shume serioze. Qasja ne financa eshte problem kryesor me te cilin ato duhet te luftojne ne vazhdimesi. Sipas te dhenave me aktuale te Bankes Boterore vetem cereku i NVM-ve te Kosoves arrin ti financoje projektet nga bankat ne Mal te Zi 75 perderisa pjesa tjeter duhet ti financoje investimet nga mjetet vetjake. Sistemi bankar sado qe eshte stabil per shume eksperte ka filluar te marre trajten e nje karteli qe ka terhequr para te medha nga tregu permes depozitave e tani heziton ti ktheje ato ne treg permes kredive per NVM-te nder te tjera me arsyetimin e mungeses se projekteve te mira. Sado qe kjo mund te jete deri diku e sakte konservativizmi i skajshem ne financimin e sektorit privat dhe mbajtja e normave te interesit kaq te larta ne kohen kur Banka Qendrore Evropiane ka ulur normen baze ne nivel historik dhe kur Kosova politikisht eshte shume me stabile ska se si te mos ushqehet dyshimi se sistemi bankar po dirigjohet nga nje kartel i heshtur dhe me kete po behet pengese e zhvillimit te sektorit privat.
Parakusht tjeter per nje ndermarresi te suksesshme eshte zhvillimi i inovacionit. Parakusht per inovacionin eshte reformimi dhe modernizimi i vazhdueshem i sistemit arsimor. Por Kosova edhe ketu vazhdon te caloje. Ne kemi shpenzimet aktuale publike per arsim nder me te uletat ne Evrope. Me vetem rreth 1.3 per qind te GDP-se sa Kosova investon cdo vit ne arsim ne mbetemi ende shume larg mesatares se vendeve prej OECD-se prej 5 per qind. Ne vazhdimesi eshte thene qe pasuria kryesore e Kosoves eshte rinia e saj porse sa ne realitet vlen kjo thenie shihet me se miri nga fakti se sa ne investojme ne te. Si rrjedhoje indeksi me aktual i reformave investive i OECD-se radhit Kosoven ne vendin e parafundit ne regjion per kah zhvillimi i burimeve njerezore.
Fare ne fund jo vetem per te servisuar deficitin buxhetor e ate tregtar jo vetem per te ndihmuar me shume zhvillimin e NVM-ve dhe te sektorit privat Kosoves i duhen me shume Investime te Huaja Direkte IHD. Ceshtja e IHD-ve nuk ka qene lart ne agjendat politike deri me sot edhe pse ky mbetet mjeti me i sigurt dhe me i sofistikuar per tu perballur me sfidat aktuale. IHD-te mbeten njekohesisht mjeti me i sigurt per te krijuar vende te reja te punes aq te nevojshme per te rinjte e Kosoves. Nese qeveria e re nuk i jep rendesi kesaj ceshtjeje ajo shume shpejt ose duhet te beje cmos ta arrije zgjidhjen e zbrazjes se Kosoves permes hapjes se tregut te punes ne Evropen Perendimore qe me shume i perngjan nje misioni te pamundur nga kendveshtrimi evropian ose te krijoje kushte ne radhe te pare sundim te ligjit per te terhequr fuqishem Investime te Huaja Direkte. Ne te kunderten ajo shpejt do ta ndieje ne lekuren e vet frustrimin e gjenerates NINJA

Autori eshte udheheqes i nismes ekonomike per Kosoven ECIKS me seli ne Vjene. Shkrimi eshte botuar se pari ne te perditshmen e Prishtines Koha Ditore

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›