E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turp

Karnavalja e fundjaves qe disa aktore te politikes shqiptare dhane gjate takimit te komitetit te Stabilizim-Asociimit tregoi se ne jemi po keta. Kjo fraze e thene te premten e kaluar nga Doris Pak gjate teatrit skandaloz ku ajo u be nje spektatore e nje shfaqjeje klounesh me solli ne kujtese mesvitet 90. Atehere kur kete e hasja per here te pare ne zyrat e burokrateve te Brukselit sa here qe flitej per zhvillimet ne vendin tim. Pas ketij percaktimi te turpshem i thoja vetes se keta zyrtare te mykur zyrash kerkonin te degradonin shtetaret e mi ata per te cilet une votoja nen entuziazmin e fillimdemokracise. Por me pas shprehjen ne fjale fillova ta hasja shpesh edhe ne Hemiciklin e Keshillit te Evropes ne nje zyre te ish-presidentes se AP te Keshillit te Evropes zonjes Leni Fisher ne nje korridor te pallatit te Strasburgut apo neper kancelarite e OSBE-se ne Vjene. Kisha menduar se ne fund te dekades se pare te shekullit te ri gjerat do te kishin ndryshuar. Por shperthimi i Doris Pak te premten e kaluar si dhe leksionet e europarlamentares holandeze Cornelissen me risollen ne vemendje shprehjen e nje deputeti irlandez i cili ne mesvitet 90 ne nje perplasje te tille mes perfaqesuesve te opozites dhe pozites shqiptare ne nje debat ne sallen e Keshillit te Evropes e krahasonte me te paret e tij qindra vite me pare pra me druvaret irlandeze qe ziheshin per nje cope pyll. Ishte vetem qershori i vitit 1996. Ky ishte turpi i pare me te cilin u mbulova ne zemer te Evropes se vlerave. Me pas do te mesohesha ta degjoja shpesh ne zyra te tjera ne Bruksel ne nje ministri franceze apo ne nje korridor ne seline e OSBE-se. E djeshmja ishte hera e fundit kur dyshja Pak-Cornelissen shpertheu ne shtepine time ne Tirane si per te me kujtuar se keta jane po keta. Te njejtet me ata te mesviteve 90 te ngjashem me te tjere politikane qe coroditen sallat e parlamentareve evropiane ne fillim te viteve 2000 me fjalorin pervers dhe me fyerjet tipike provinciale nga edhe ku e kane origjinen. Ky eshte sot teatri provincial i politikes se Tiranes saqe e detyron holandezen Cornelissen te deklaroje e tromaksur se do ti vinte turp po te ishte nje qytetare shqiptare. Ajo cfare ndodhi te premten e fundit ketu ne Tirane ne syte e evropianeve certifikoi edhe nje here ndoshta si rralle ndonjehere dilemen e zyrtareve te Brukselit se cfare duhet bere me vendin e vogel ballkanik. Ne mendimin e analisteve europiane por edhe ne prognozat e diplomateve dhe te teknicieneve qe merren me Shqiperine ne Bruksel prej kohesh ka fituar terren rezerva - dhe pse jo frika - se ne Shqiperi mungon interesimi per reforma konstante politike. Nuk ka nje fryme europianiste te te ndertuarit shtet te se drejtes dhe se politika eshte parapolitike qe pllaquritet ne pellgje te ndenjura e te ndotura. Ndaj pikerisht mbi kete elite mjerane politike u drejtua ne nje shperthim nervozizmi gishti i dyshes Pack-Cornelissen si per tu kujtuar te pranishmeve se ky vend ka ende nevoje per nderhyrje konstante te komunitetit nderkombetar. Ndoshta per kete arsye dhe jo rastesisht ekspertet e BE-se ne raportimet e tyre me te fundit por edhe ne prognozat mbi Shqiperine jane te mendimit se politika ne kete vend te Ballkanit vijon te vertitet brenda nje spiraleje pastabiliteti dhe me aktore qe ngurojne te angazhohen ne ceshtje qe jane paresore ose mbizoteruese per elektoratin vendas por edhe per vete evropianet. Ky shqetesim i Brukselit dhe ky kryqezim qe BE-ja i ben ne menyre ciklike klases drejtuese ne Tirane perkthehet as me shume e as me pak ne vonesa stopime ose shtyrje te proceseve zinxhir-integruese drejt nje kohe me te larget. Mjafton tu hedhim nje sy vleresimeve me te fundit te KE-se per te kuptuar se ne cfare niveli ndodhemi ne keto momente kur nuk kemi arritur te plotesojme asnje nga tri kriteret e Kopenhages. Ora ka ngelur keq dhe treni evropian per te cilin na genjehej pese vjet me pare dhjete vjet me pare apo 19 vjet te shkuara nuk po duket kund. Ky fakt por edhe ajo qe ndodhi javen e kaluar ketu ne Tirane perballe europianeve tregon se situatat kane shkuar me larg sec mundohet ti fshehe ato kryeministri Berisha apo shpura prane tij. Ajo cfare ndodhi ne takimin e komitetit te Stabilizim -Asociimit dhe ajo cfare pritet te lexojme ne progres-raportin e 9 nentorit na ben te mendojme se tani ndodhemi me afer se kurre me pare perballe nje divorci tragjik mes shoqerise civile dhe sistemit politik me eliten perkatese qe pretendon se perfaqeson kete shtrese shqiptaresh ne kancelarite e Brukselit Romes Parisit apo Uashingtonit. Kjo eshte arsyeja qe neser frazen juve jeni po keta do ta degjojme serish e serish nje here ne Tirane e nje here tjeter ne Bruksel e Strasburg Vjene apo Nju Jork duke pare se si

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›