Ndotet nga tonelata mbetjesh të rrezikshme pylli i Sodës
26/02/2010 Nuk dihet çfarë materiali janë, ARM bën analizat. Vendorët heshtin ndaj shkatërrimit
VLORE- Pylli i ashtu quajtur pylli i Sodës drejt degradimit përfundimtar nga prerjet e pishave, si dhe nga ndotjes masive tashmë jo vetëm nga inertet e shumta dhe të ndryshme, por dhe nga ndotjet me kimikate të ndryshme të paverifikuara ende, goma makinash, fruta, perime, prodhime deti të hedhur në të gjithë sipërfaqen e pyllit të Sodës duke e ndotur atë tashmë jo vetëm me inerte, por dhe me kimikate plus shkatërrimit nga prerjet masive.
Ndotja
Ditët e fundit në një pjesë të konsiderueshme të pyllit, janë hedhur jo vetëm mbeturina inertesh, por dhe disa thasë të mëdhenj me një peshë prej 1.400 kg të mbushur me një lëndë ngjyrë e bardhë në të verdhë, ku të lë përshtypjen se është lëndë ndërtimi e skaduar si stuko, plastike, lëndë lyerje banesash, bojë apo ndonjë lëndë tjetër kimike. Në pyll janë hedhur disa ngarkesa të mëdha të shkarkuara me mjete të tonazhit të rëndë, si dhe të shkarkuara me vinç. Persona ndërtues, apo tregtarët që kanë hedhur në ketë zonë ngarkesat e mëdha me këtë lëndë kanë të përcaktuar nga bashkia zonën për hedhjen e mbeturinave, e cila ndodhet në periferi të fushës së Aviacionit. Lënda e hedhur në disa vende të pyllit të Sodës, mund të jetë dhe e rrezikshme, por gjithsesi duhen bërë analizat për përcaktimin e lëndës dhe nëse është e rrezikshme për zonën apo për njerëzit. Në mes të ditës në pyllin e Sodës mund të shohësh makina të ndryshme që hedhin inerte dhe mbeturina të ndryshme, persona që presin pisha, si dhe mjete që ngarkojnë trungje pishash të pashqetësuar nga askush, as nga policia pyjore as nga bashkia e Vlorës, por as nga komuna Qendër. Në këtë zonë pyjore mund të bësh çfarë të duash dhe askush nuk të kërkon llogari a thua se zona pyjore e sodës qenka pa zot e në të mund të hedhësh çfarë të duash, ku të duash dhe kur të duash sepse s’të kërkon llogari askush. Qytetarë të indinjuar shprehen me keqardhje për këtë katastrofë të pyllit, i cili për çdo ditë e më shumë po pritet, dhe ndotet me gjithfarë lloj mbeturinash, si dhe së fundi nga mbetjet kimike të gjithëfarëlloji. Madje në zonën e plazhit po prihen pishat për të hapur vendet që më pas të vendosin lokale për sezonin turistik.
Drejtori i Agjencisë rajonale të Mjedisit në qarkun e Vlorës, Nikao Dumani, në prononcimin e tij për këto ndotje dramatike për këtë pyll është shprehur: Agjencia rajonale e Mjedisit Vlorë, pasi ka marrë sinjal për ndotjet e reja në pyllin e Sodës nga gazetarët ushtroi kontroll monitorimin e verifikimin e një ndotjes në pyllin e Sodës Vlorë nga lëndë të ngurta në formën e një stukoje të ambalazhuar në thasë të mëdhenj të paidentifikuar si lloj e përbërje kimike. Kjo lëndë është hedhur në disa pika të pyllit, duke filluar në afërsi të hyrjes për në Petroliferës e në drejtim të TEC-it Vlorë e më tej deri në afërsi të Zvërnecit. Përveç shqetësimit të llojit të lëndës së panjohur, të hedhur në mënyrë të pa kontrolluar e të impaktit mjedisor e shëndetësor të saj, ringrejmë shqetësimin për shtimin e mëtejshëm të ndotjes e dëmtimit të pyllit të Sodës në shkelje flagrante të legjislacionit mjedisor. Duke vlerësuar ndotjet e dëmtimet e shtuara pa ndërprerje të pyllit të Sodës, shprehim edhe njëherë shqetësimin se asnjë nga institucionet e pushtetit lokal nuk po i del për “zot” këtij mjedisi shumë të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të Vlorës, si qytet me prioritet zhvillimin e turizmit. Mund të themi se ndërhyrjet e paligjshme në mjedisin e pyllit janë të një lloji invadimi shkatërrues masiv e për mendimin tonë me pasoja jo vetëm ekonomike, por edhe të një mosrespektimi alarmant të ligjit si dhe të një mosaplikimi shumë të dukshëm e indiferent të legjislacionit në përgjithësi.