Rinisi hetimet ndaj punonjësve të Bashkisë Pogradec
26/02/2010 Abuzuan me tenderin e pastrimit të qytetit
POGRADEC- Dje gjykata e rrethit gjyqësor rinisi gjykimin ndaj disa punonjësve të Bashkisë Pogradec, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe falsifikim dokumentesh. Gjithçka është e lidhur ngushtësisht me zhvillimin e një tenderi, prej disa miliona dollarësh, për pastrimin e qytetit të Pogradecit. Të akuzuarit janë: Kryetari i Komisionit të vlerësimit të ofertave, Erjon Vesho, i cili njëherazi është nënkryetar i Bashkisë dhe Drejtor Juridik në këtë institucion; anëtarët e këtij komisioni, Arjana Brahollari dhe Paskalin Ziko, ku respektivisht, Brahollari ishte dhe Drejtoreshë Ekonomike, ndërsa Ziko edhe Drejtor i Urbanistikës. E akuzuar është dhe juristja e prokurimeve, Tanja Mato, anëtarët e prokurimit: Suela Llakamani dhe Elvira Lipi, si dhe Besnik Mukollari. Seanca gjyqësore u drejtua nga Etleva Temo, ndërsa akuza përfaqësohej nga prokurori i çështjes, Elision Sadikaj. Megjithatë, kjo seancë nuk zgjati shumë, pasi në sallë mungonin disa prej të akuzuarve, të cilët nuk ishin të pranishëm për arsye njoftimesh apo konfirmim njoftimesh. Në të njëjtën kohë nuk ishte e pranishme as pala e mbrojtjes. Gjithsesi gjyqtarja Etleva Temo, bëri të ditur seancën e radhës, e cila do të vijojë pas gati dy javësh. Kujtojmë me këtë rast se kjo çështje (tenderi për pastrimin e qytetit) ka kaluar në gjykatën e Apelit në Korçë dhe në Gjykatën e Lartë, por kjo e fundit ia ka kthyer për gjykim sërish gjykatës së rrethit gjyqësor të Pogradecit. Për të gjitha këto arsye, rinisja e gjykimit është pritur me mjaft interes jo vetëm nga pala e dëmtuar, por edhe nga vetë banorët e këtij qyteti, pasi zhvillimi i tenderit të pastrimit ka qenë tenderi më të përfolur i Bashkisë Pogradec, pasi bëhej fjalë për miliona dollarë. Në lidhje me këtë çështje Prokuroria e Pogradecit nisi hetimet mbi bazën e denoncimeve të kryera nga firmat që dolën të dëmtuara nga zhvillimi i tenderit për shkak të shkeljes së procedurave dhe të favorizimit të konkurrencës së pandershme, ndërsa më pas hetimet do të vijonin edhe nga denoncimi i Drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit.