UE, gati për rekrutimin e pedagogëve të rinj
26/02/2010 Pritet ligji për autonominë. Pyetësor studentëve për verifikimin e punës së pedagogëve
ELBASAN- Liman Varoshi, rektor i Universitetit të Elbasanit, deklaron se tashmë institucioni që ai drejton do të ketë mundësinë të menaxhojë fondet dhe në një kohë të afërt të vendosë vetë për nevojat për pedagogë dhe personel tjetër shtesë. Duke u ndalur tek numri i studentëve për pedagog Varoshi tha se ka fakultete që kanë shumë studentë, por kjo do të zgjidhet me rekrutimin e pedagogëve të rinj. Varoshi sqaroi gjithashtu se shumë shpejt të gjithë studentët do të plotësojnë një pyetësor anonim ku do të vlerësojnë pedagogët e tyre nga ana profesionale dhe integriteti moral. Universiteti “Aleksandër Xhuvani” është në pritje të miratimit të doktoraturave duke mbyllur ciklin e tretë të studimeve në Elbasan.
Z. Varoshi, si do ta përmbushni kërkesën e Kryeministrit Berisha për uljen e numrit të studentëve për pedagog duke e përballuar me të ardhurat e vetë universitetit?
Në situatën ku jemi sot kërkohet gjetja e modeleve të suksesshme të financimit të universiteteve dhe për më tepër në rrethanat e krizës që ka përfshirë botën. Në këtë kuadër po hartohen projekte dhe modele që universitetet të administrojnë të gjitha të ardhurat që ato nxjerrin si nga taksa e shkollimit, ashtu edhe nga taksa e studimit, por edhe nga të ardhura të tjera. Të gjitha këto të ardhura do të kalojnë tashmë në favor të universitetit. Ajo që është më e rëndësishme, të ardhurat tashmë kanë mundësi edhe të trashëgohen si njësitë vendore. Në bazë të miradministrimit të të ardhurave do të krijohet mundësia që universitetet të kenë mundësi që të marrin me kontratë punonjës qoftë edhe pedagogë. Nuk ka më një varësi nga kushtet dhe fondet nga qeveria, por nga të ardhurat dhe menaxhimi i tyre të krijohet një hapësirë që mund ta shfrytëzosh përmes rekrutimit të pedagogëve të rinj. Kjo është e reja dhe një lloj rruge apo mënyrë që e zgjidh “krizën” e marrjes së pedagogëve.
Si është situata aktuale për numrin e studentëve për pedagog?
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” nuk është në shifra alarmante për sa i përket numrit të studentëve për pedagogë. Ka fakultete që nuk janë problematike, por ka edhe të tjera siç janë Shkencat Sociale apo Fakulteti Ekonomik që kanë njohur rritje ndjehet “uria” për pedagogë. Ky projekt që pritet të miratohet shumë shpejt e zgjidh problemin e rekrutimit të pedagogëve për nevojat e universitetit.
Si do të zhvillohet pyetësori që do të testojë pedagogët?
Ne do të zhvillojmë një pyetësor për të verifikuar punën në drejtim të integritetit të pedagogut dhe aftësitë profesionale. Kjo nuk do të thotë se ne do t’i marrim të dhënat në mënyrë sipërfaqësore, pasi ato do t’i nënshtrohen një përpunimi dhe në rast se korrespondojnë edhe me të dhënat që kemi ne atëherë do të marrim masa ndaj pedagogëve. Kjo është një formë vjelje mendimi nga studentët. Jemi të ndërgjegjshëm që në pyetësorë do të ketë edhe subjektivizma, pasi mund të ketë raste që studentët mund të abuzojnë me korrektësinë. Në këto raste ne do vlerësojmë të gjitha të dhënat. Pyetësorët do jenë tërësisht anonimë pa emrin e studentët. Kryesorja e këtij pyetësori është që ne të dimë dhe të informohemi, cila është gjendja reale në universitetin tonë. Në rastin kur ka një numër të madh ankesash dhe përputhen me të dhënat tona do të marrim masat tona.
Në çfarë faze është universiteti në ciklin e studimeve?
Ne ndodhemi në pritje të vlerësimit nga momenti në moment i programit të doktoraturave për të cilat kemi aplikuar. Jemi shumë entuziastë dhe shumë optimistë që aplikimet tona do të gjejnë vlerësime konkrete nga organet kompetente.