E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti, si do të rehabilitohet lumi Gjanica

26/02/2010 Problemet mjedisore, në takim ministri Mediu

FIER- Kanë mbledhur për problemet e mprehta mjedisore dhe diskutimin për problematikën kryesore të mjedisit në Fier që është lumi Gjanica, konferenca mjedisore. Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, përfaqësues të Bankës Botërore, të ambasadës holandeze, PNUD-i e CO-Plan zhvilluan një takim të zgjeruar me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve ndikues në problemet mjedisore. Qyteti i Fierit një nga qytet më të zhvilluara me resurse dhe potencial të lartë ekonomik është njëkohësisht dhe një nga qytetet më të ndotura. “Masakra mjedisore e mbartur nga industria petro-kimike dhe problemet e tjera janë një kambanë e fuqishme alarmi për të ndërhyrë sa më shpejt në mbrojtje të mjedisit se nesër do të jetë shumë vonë”,- tha kryebashkiaku Baftjar Zeqaj. Në projektin e donatorëve kreu i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, ka vlerësuar projektin e studimit të lumit Gajnica, i një rëndësie të veçantë dhe që është projektuar prej disa vitesh në strategjinë e zhvillimit urban të këtij qyteti në të ardhmen. Ai ka prezantuar para donatorëve problematikën e këtij lumi, si dhe projektin e studimit për marrjen fund të kësaj situate në zbatimin e projektit. Nisur nga kushtet e sotme të kësaj situate është mbështetur edhe projekti i studimit të lumit Gjanica, që do të thotë sistemimi i tij dhe pastrimit nga ndotjet e naftës duke detyruar edhe kompanitë e mëdha të naftës si ARMO dhe Albpetrol të ndalin dhe minimizojnë nivelin e ndotjeve, duke përmirësuar teknologjinë nxjerrëse dhe përpunuese. Sipas këtij studimi, brigjet e lumit Gjanica me një gjatësi prej 8 km që përshkon qytetin do të jetë e betonuar, ndërkohë që paralel me të do të shtrihet rrjeti i kanalizimeve për të ndaluar ndotjet nga derdhjet urbane të qytetit të Fierit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›