E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli thirrje opozitës

Gjatë prezantimit të projektit projektit të binjakëzimit me konsorciumit Francë, Hungari, financuar nga BE për forcimin e rolit të Kuvendit, kryeparlamentarja u shpreh se tashmë është momenti që të mos ketë bllokime në proceset integruese. 

“Janë bërë shumë reforma që nga marrëveshja e MSA, anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave, por tashmë, nevojitet që kurrkush të mos bllokojë, por përkundrazi. Nëse vendet e Evropës lindore kanë pasur progres ka qenë sepse asnjë forcë politikë nuk ka bllokuar votimin e ligjit me 3/5.

Apeloj kolegët e mi për të bërë atë që çdo shqiptar na kërkon, për të votuar ato ligje që KE kërkon të votojmë. Shqiptarët janë të vendosur në objektivin e tyre madhor. Çdo moment bllokimi mund të vonojë, por nuk mund të pengojë integrimin”, tha Topalli. Reagimi vjen një ditë pasi palët nuk ranë dakord për miratimin e nenit të fundit të ndryshuar të Kodit Penal.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, theksoi se Parlamenti duhet të bëjë gjithçka për të përmbushur aspiratat integruese. “Janë 99% e shqiptarëve që janë në favor të integrimit në Bashkimin Evropian. Kuvendi është forumi ku mblidhen përfaqësuesit e popullit shqiptar”, u shpreh ai. /Start/

                                                                                             2012-02-29 10:46
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›