E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e rrëzoi kampin e grupit "Okuponi Londrën"

Një ekip special i punonjësve komunalë për pastrim, të mbështetur nga qindra policë natën e kaluar e rrëzuan kampin joligjor prej tendave, të cilin e ngriti grupi "Okuponi Londrën" që nga 15 tetori i vitit të kaluar, në kuadër të protestës antikapitaliste.

Protestat filluan që para katër muajve si pjesë e tubimeve globale protestuese për sistem financiar më të arsyeshëm, por protestuesit e Londrës të cilët nuk arritën të bllokojnë disa nga sheshet në qendrën financiare dhe pushtuan vendkalimin para katedrales "Sent Pol".

Rrënimi i lagjes së tendave kryesisht kaloi pa incidente më të mëdha, por deri në orën tre pas mesnate akoma nuk qe mënjanuar barrikada e bërë me të shpejtë, në të cilën u ngjitën njëzet protestuesit më të flaktë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›