Gjeorgji Sakashvil pranon humbjen shkak skandali i torturave ne burgje

“Mendojmë se pozitat e Ëndrrës Gjeorgjiane janë të gabuara, por kështu funksionon demokracia, partia ime kalon në opozitë”, ka deklaruar Sakashvili. Presidenti poliglot, i edukuar në Francë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, erdhi në pushtet në vitin 2003, në valën e Revolucionit të trëndafilave dhe si produkt i zhvillimit properëndimor në vend, në dëm të Moskës, duhet të largohet nga presidenca në përfundim të mandatit të tij të dytë në vjeshtën e vitit 2013. Por fituesi i zgjedhjeve i ka kërkuar që të japë dorëheqjen e menjëhershme. Pjesëmarrja në votime ka qenë 61 për qind. Nuk janë regjistruar incidente gjatë procesit të votimit në ish-republikën sovjetike me 4.5 milionë banorë, dhe ku tensioni i fushatës elektorale ëshët ndjerë shumë sidomos ditët e fundit. “Kemi fituar. Populli gjeorgjian ka fituar,” ka deklaruar Ivanishvili në një fjalim në sheshin e “Lirisë” ku mbështetësit e tij kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit. Vëzhguesit e OSBE-së kanë deklaruar se zgjedhjet kanë qenë të lira duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt demokracisë. Ardhja në pushtet e Sakashvilit ishte bazuar në premtimin e demokracisë, gjë që sipas kritikëve ët tij nuk është realizuar pasi ai ëshët treguar shumë autoritar. Ivanishvil u shpreh se vota e një dite më parë do të lejojë që vendi të përjetojë një kthesë demokracie për herë të parë në historinë e tij. Beteja politike u ndez shumë javët e fundit pas publikimit të disa videove ku shoheshin torturat në nëj burg të Tbilisit. Qeveria reagoi duke hequr nga puna të gjithë rpjet e burgut. Por skandali shkaktoi një valë protestash në vend. Ivanishvil ka akuzuar Sakashvilin se kishte provokuar luftën me Rusinë në vitin 2008 që shkaktoi humbjen e territoreve separatiste të Osetisë së Jugut dhe Abkazisë. Ndërsa Sakashvil ka reaguar duke thënë se Ivanishvili kishte bërë pasurinë e tij në Rusi në vitet ’90, dhe se mbështet politikat e Moskës. Dhe pse ai i ka mohuar akuzat në programin e tij janë rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë dhe anëtarësimi i vendit në NATO dhe në Bashkimin Europian.