Obama dhe Romney gati për debatin e parë

Në një fjalim para votuesve në Kolorado, Romney e kritikoi presidentin në fushën e politikës së jashtme.
“Për katër vitet e fundit ne kemi pasur politikë të jashtme të udhëhequr nga presidenti, i cili beson se forca e personalitetit të tij do të ndikoj që njerëzit t’i bëjnë gjërat e drejta”, tha Romney.
Këshilltarët e tij thonë se forcimi i kritikës në politikën e jashtme e ka qëllimin për të treguar se do të jetë më keq për vendin, nëse Obama zgjidhet edhe për një mandat.
Fushata e presidentit Barack Obama i ka vlerësuar si “jo-koherente” qëndrimet e Romneyt në politikën e jashtme.
Jay Carney, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, tha se fjalimet e rivalit republikan “nuk përmbajnë gjëra specifike ose një alternativë” dhe shtoi se pjesa më e madhe e qëndrimeve të paraqitura të republikanit Mitt Romney “nuk dallojnë nga ajo që presidenti aktualisht po e bënë”.