E Shtunë, 31 Tetor 2026

37 të vdekur nga përplasja e dy anijeve në Hong-Kong

Punonjësit e emergjencës në Hong Kong thonë se të paktën 37 njerëz kanë vdekur pasi dy anije udhëtarësh u përplasën pranë portit Victoria.

Autoritetet thonë se aksidenti ndodhi kur një anije që mbante udhëtarë u përplas me një anije traget dhe u fundos.

Ata thonë se anija i përkiste kompanisë Hong Kong Elektric dhe kishte në bord rreth 120 punonjës të kompanisë dhe anëtarët e familjeve të tyre.

Policia thotë se punëtorët e shpëtimit me anije dhe helikopterë kaluan natën duke kërkuar për të mbijetuarit.

Aksidenti ndodhi në afërsi të ishullit Lamma, në jug të ishullit Hong Kong, gjatë një fundjavë pushimi të gjatë për të festuar Ditën Kombëtare të Kinës dhe Festivalin e mes-vjeshtës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›