E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neser seance degjimore per kandidatet e KQZ-se

Opozita është rikthyer në komisionin e Ligjeve për të diskutuar mbi zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ishte nënkryetari i Komisionit, deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i cili propozoi që të zhvillohet seancë dëgjimore me të gjithë kandidatët, që do të përbëjnë anëtarësinë e KQZ-së.

Propozimi i Xhafajt u mirëprit nga kryekomisioneri demokrat Ilir Rusmali. Por ai i bëri apel kolegëve, që të shqyrtojnë të gjitha dosjet e kandidatëve dhe të përqendrohet nëse ata i plotësojnë të gjitha tek kriteret ligjore.

Më herët, ligjvënësit opozitarë kanë bojkotuar mbledhjen e Komisionit të Ligjeve kur u diskutua projektligji “Për nëpunësin civil”. Opozita ishte paralajmëruar bojkotin në mbledhjen e një dite më parë, duke theksuar kushtin politik, se nuk do të marrë pjesë në diskutimet e drafteve ligjore që kërkojnë për votim shumicë të cilësuar të votave, pa u zgjidhur çështja e Qarkut Fier.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›