E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgji-Shqipëri, Cani debuton me gol

Takimi Gjergji - Shqipëri

Trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit e ka nisur me këmbën e mbarë ndeshjen e para. Pjesa e parë e takimit Gjeorgji Shqipëri, ka përfunduar me rezultatin 0 1 me gol të realizuar nga Edgar Cani që në minutën e 2 të takimit. Ekipi i Gjeorgjisë ka humbur edhe një 11-metërsh. Portieri i ekipit tonë, Sajmir Ukani, i cili luan me Novarën në Serinë A në Itali ka pritur goditjen duke mos lejuar barazimin e rezultatit.

Xhani De Biazi mori drejtimin e kombëtares së Shqipërisë në fund të vitit 2011 dhe takimi miqësor me Gjeorgjinë është takimi i parë nën drejtimin e italianit.

De Biazi ka sjell ndryshime rrënjësore në formacion duke u dhënë më shumë hapësirë të rinjve Roshit i cili luan në Bundesligën Gjermane, Hyka në kampionatin Zviceran apo Canit, i cili luan në Poloni.

Në këtë ndeshje përveç debutimit të De Biazit, ndeshja e parë me fanellën e kuqezi ka qenë edhe për Canin. /F.S/

Formacioni i Shqipërisë: Ujkani, Lila, Dallku, Veliu, Agolli, Bulku, Roshi, Vila, Hyka, Muzaka, Cani.

Trajner: Xh. De Biazi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›