E Diel, 1 Nëntor 2026

Marshim në shenjë pakënaqësie për vrasjen e dy shqiptarve

Vendngjarja

Maqedoni Nesër, qytetar të Gostivarit pritet të mbajnë një marshim paqësore në shenjë proteste për vrasjen e dy shqiptarve nga një polic maqedonas.

Sipas policisë Jaqim Trifunovski, 39 vjeç, ka qëlluar për vdekje me pistoletë Imran Mehmeti 29  vjeç dhe Besnik Shehapi 26 vjeç, pas një zënke për parkim në lagjen ku banonin. Ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e policit pasi ai në kohën e krimit nuk ka qenë në detyrë dhe se aktin e ka kryer në vetëmbrojtje.

Organizatorët përmes një komunikate kanë informuar se marshi protestues i 1 marsit do të jenë një formë e shprehjes së pakënaqësisë dhe indinjatës kundër vrasjes. Sipas organizatorëve marshi do të nis nga vendi ku është kryer krimi, pranë Gjykatës së Gostivarit dhe do të përfundojë para stacionit policor. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›