LVV vazhdon tubimet, kundërshton bisedimet

Në tribunën e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren e cila kishte për temë, negociatat me Serbinë, kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti edhe një herë përsëriti rëndësinë e ndaljes së bisedimeve me Serbinë.
“Ndërkaq ata që thonë se ne nuk mund ta kushtëzojmë Serbinë sepse jemi të dobët, duhet ta kenë parasysh se kushte nuk vendosin ata që kanë fuqinë, por ata që janë seriozë”, ka thënë Kurti.
Në tribunë ka folur edhe nënkryetarii LVV-së Shpend Ahmeti i cili foli për gjendjen e rëndë në vend duke cekur edhe situatën për pensionet që i ka cilësuar tejet të ulëta prej 60 eurosh, që nuk u mjaftojnë pensionistëve as për kryerjen e shërbimeve më elementare.
Ai po ashtu theksoi se Kosova është shteti i vetëm në botë që ende nuk ka sigurime shëndetësore dhe se Lëvizja VETËVENDOSJE! e parasheh në programin e saj qeverisës këtë gjë, përkatësisht sigurimin shëndetësor. Ai më tej u ndal edhe tek fondi i veçantë financiar që është krijuar për veriun, duke shtuar se përmes krijimit të këtij fondi, po krijohet baza për autonominë e veriut.
Në këtë tribune ka folur edhe kryetari i Qendrës së Prizrenit të LVV-së, Arbër Rexhaj. Ai i ka falënderuar edhe qytetarët për pjesëmarrjen masive që kanë treguar për këtë tubim./Indeksonline/