Blerja e Kaka sjell 75 milionë euro në vit
Transferimi i brazilianit Kaka do të prodhojë një përfitim prej 100 milionë dollarësh (rreth 75 milionë euro) në vit për Realin e Madridit. Lajmin e bën të ditur një studio në Londër, e cila është lidhur me agjencinë ndërkombëtare të marketingut sportiv, Veber Shanduik Sport. Prandaj, paratë e shpenzuar për blerjen e talentit të Milanit, rreth 68 milionë euro, mund të rikthehen në arkën e klubit në më pak se një sezon. Blerja e Kaka do të duhet të provokojë një rritje të ndjeshme të të ardhurave të madrilenëve.