E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjergji Papa, intelektuali që siguron fitoren e mazhorancës



Në qytetin juglindor të Korçës, sot zhvillohet gara për kryetarin e ri të degës së PD-së. Gjergji Papa, pedagog në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, do të përballet me një kandidat të ardhur tek PD-ja, pas shkrirjes së PD-së më PDR-në. Intelektuali Papa është një figurë me mbështetje të gjerë politike, në qytetin e Korçës, por edhe më gjerë. Ai ka qenë kandidat për kryetar të Bashkisë së Korçës dhe një prej intelektualëve pranë PD-së që në vitet ‘90. Papa është shquar për aktivitetin e tij intelektual, shoqëror dhe politik në Korçë, duke gëzuar një reputacion të gjerë në qytetin e serenatave, por edhe në rangjet më të larta intelektuale dhe akademike. PD-ja në vazhdimësi të hapjes së saj pranoi që në garë të qëndronte edhe një kandidat tjetër, drejtori i arsimit të qytetit, përfaqësues i PDR-së, i cili nuk u prit mirë nga baza, militantët dhe strukturat e PD-së në Korçë. PD-ja me garën në Korçë tregon se bashkimi dhe hapja e saj janë reale, megjithëse një kandidat i keqpritur nga baza, intelektualët, shoqëria civile dhe faktorët e tjerë në qytet, pranon që të votohet. Gara pritet të nxjerrë fitues kandidatin Gjergji Papa, i cili me vizionin dhe idetë e tij intelektuale, bashkëpunimin e thellë me strukturat e bazës do të jetë drejtuesi i fushatës së PD-së drejt fitores në zgjedhjet e qershorit 2009. Mbështetja që vjen tek Papa nga kryesia e PD-së, tregon qartë se ai është figura që sjell tek PD-ja personalitetin dhe bagazhin e tij intelektual, i mbështetur dhe vlerësuar nga qytetarët e Korçës. Mazhoranca sot sjell në Korçë një personalitet duke garantuar vazhdimësinë e vlerave dhe ndryshimit për qytetin juglindor, një nga qendrat më të mëdha të zhvillimeve ekonomike të vendit. Vetëm në fillimvitin 2009 ka ofruar për qarkun e Korçës më shumë se 15 milionë dollarë investime në disa struktura, ndërsa krahasimet me periudhën e qeverisjes së PS-së nuk mund të bëhen, pasi vetëm viti 2009 ka gati 4-fishin e investimeve të qeverisjes socialiste në 4 vite të marra së bashku. Korça voton për të zgjedhur në krye të PD-së intelektualin, qytetarin, familjarin dhe njeriun e vlerave të përfaqësuara më së miri nga prof. dr. Gjergji Papa. Por kjo garë nuk ka të humbur, kjo garë ka fitues qytetarinë korçare dhe intelektualët e vlerat që përfaqësojnë ata tek PD-ja dhe qeveria Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›